Edhe pse ka nisur përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pikërisht finalen e UEFA Champions League, Liverpool nuk e heq vëmendjen për asnjë moment nga merkato. Skuadra “The Reds” ka mbyllur marrëveshjen me portierin polak, Jakub Ojrzynski.
Të paktën këtë raporton “Liverpool Echo” që zbulon se gardiani i talentuar vjen nga skuadra polake e Legia Warsaw. Ojrzynski, vetëm 16 vjeçar kishte tërhequr vëmendjen e shumë skautëve të njohur të futbollit, mes tyre ato të Manchester United dhe Juventus.
Polaku do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Liverpool, por do të angazhohet me ekipin U-18 të saj. Një goditje fantastike kjo nga ana e Liverpool, që tregon edhe njëherë se beson te talentët.
16 vjeçari mund të konsiderohet pa frikë një pasues i denjë i Alisson Becker, pasi gjatë kohës që braziliani të jetë në aktivitet do të jetë një mësues i mirë për të.
v.l/ Dita
