Këshilli Shqiptar i Medias bën të ditur se ka ndjekur me shqetësim reagimin e AMA-s ndaj rubrikës së humorit “Be Coffee” të Emisionit “E Diela Shqiptare”, transmetuar në TV Klan më datë 03.02.2019.
Vendimi i AMA-s është bazuar mbi gjykimin e “Këshillit të Ankesave” të AMA-s se situatat e humorit të kësaj rubrike mbi figurën e dëshmorit Mujo Ulqinaku kanë krijuar “situata të papërshtatshme që zbehin dhe nënvlerësojnë rolin, kontributin dhe nderimin e figurave historike të kombit” dhe për këtë arsye i ka tërhequr vëmendje televizionit Klan por dhe OSHMA-ve të tjera (radiove e televizioneve). Sipas AMA-s “Përmendja me emër dhe mbiemër e tij në një krijim artistik dhe karakterizimi me nota qesharake e cinike shkojnë në favor të denigrimit për ata që konkretisht kontribuuan në mbrojtje të atdheut.”
Duke qenë se rubrikat e humorit nuk mund të jenë objekt i normave etike, KSHM gjykon se ky vendim është më e pakta jo profesional, dhe është ushtrim censure mbi programin “Be Coffee” por dhe premisë vetë-censure për programet e tjera që AMA i këshillon.
Rasti i Charli Hebdo-së tregoi qartë që pavarësisht se sa provokative mund të jenë materialet humoristike në botën demokratike duhet të ketë vend dhe për to, dhe asnjë lloj censure nuk është e pranueshme.
KSHM i kërkon AMA-s të marrë parasysh që:
- Normat Etike nuk aplikohen për veprat e humorit, ndaj vendimi në këtë rast është akt i pastër censure.
- Këshilli i Ankesave i AMA-s nuk ka, nuk duhet të ketë e nuk mund të ketë kualifikimin e duhur për të vlerësuar programet e humorit, ndaj nuk i takon atij të gjykojë shijen e humorit të kujtdo artisti e programi.
- Termat e përdorur në vendimin e AMA-s janë jo-profesionalë sepse shprehin opinione e ndjeshmëri personale të atyre që kanë përpiluar gjykimin.
- Të tërheqë vendimin e t’u kërkojë ndjesë artistëve.
v.l/ Dita

O kshm
Po jeni palaco
Po te tallet njeri grate motrat tuaks ka moral??
Te gjithe programet gjoja humoristike te TV-ve ne Shqiperi i asfrohen me shume pornografise se sa humorit!
Ne Portokalli jasne tallur vazhdimisht partizanet,Skenderbeu etj dhe askush nuk ka folur!
Kush jane keta p[ronare TV-ve qe tallen me figurat e ndritura te kombit?
Eshte e turp shme dhe duhet Denuar ai apo ata karagjoz qe bejne humor herojte dhe deshmoret e luftes e te punes.keta tre karagjoz te klenit na e shpifen dhe bile tallen e bejne humor ne telebingo .ku faj ka edhe Ardit gjebrea qe I mer ne telebingo sepse aty luhet llotari dhe jane leket e lojtareve dhe nuk duhet te kete vonesa me idiotizma dhe humor pa lezet se si pasoje pakesohen telefonatat e lojtareve.Edhe autoriteti I lojrave te fatit Ben sehir dhe nuk nderhyn per vazhdimin normal te llotarise ,por rine si dudume .Z.Ardit duhet te mos e Prishi telebingon me ata “humorist “pa lezet.
Me ne fund u zgjua AMA.!TV”Klan nji nga Tv me te perfolur per”humorin”dhe shprehjet euleta qe perdor ne skene duhet te gjobitet dhe te denohet publikia]sht dhe jo te”perkedhelet”me keshilla e verejtje qe nuk i hyjne kujt ne pune;ndersa Veteranet e LANC duhet te padisin keta sharlatane qe po neperkembin Heronjte dhe njollosin historine e lavdishme te popullit tone !—————————————————————————–
Ata qe flasin ne BE-cofee vetem humor qe nuk bejne. Njerez qe ulin vendin e tyre dhe figurat me te ndritura te kombit. Pervec kesaj nuk kane as humor as vlere. Si ka mundesi qe muhabete kaq pa vlere te shperblehen me shume leke. Keshtu eshte kur leku nuk fitohet me pune.
O popull ju lutem me zemer e shpirt ma merni si te doni ju por ne duhet te ndergjegjesohemi e te ndajme te mirat e te keqiat qe na vine nga sh drejtime dhe nuk duhet te jemi kaq te peshtire qe nuk dime te bejme zgjedhjen e mire per vendin tone shembulli jane televizionet private shqiptare qe financohen nga sherbimet e huaja dhe behet hapur fare shihni programet e tyre jane pornografi nga do dhe vajzat dhe grate qe punojne i kane prostituta po ne formen e emancipimit eshte maskim se keto femra e gra te rradha mund te jene qe kane jete normale pa kurveri brenda kurse meshkujt si zogu tiranes miu ashtor qe eshte i peshtireeee prezanton ne nje televizion serioz si “Klan”keta lloj e soj meshkujsh jane neper keto televizione care kulture do na ofrojne keta soj e sorollopesh ne si Komb Shqipetare nder shekuj krenar mortja neve mortja kuptoheni o popull qe po ju duke ndjekur keto televizione po shkaterroni gjithecka keni me vlere Familjen o popull ju lutem me shpirt e zemer mos ta shkaterrojmee me kete Komb Respekt per familjet e mira Shqipetare kudo jane