Zonja e Parë në konkursin e bukurisë, Logu i Bjeshkëve

redaktor

Presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe Zonja e tij kanë marrë pjesë në festën Logu i Bjeshkëve në komunën e Kelmendit.  Ditën e djeshme, fotot e shpërndara në faqen zyrtare të Zonjës së Parë shoqërohen edhe me një fjalim që vetë ajo ka mbajtur në këtë festë.

Festa e “Logut të Bjeshkëve” është një konkurs i veçantë i trevës së Kelmendit ku çdo vit në Qafë të Predelecit përzgjidhet e bukura e bjeshkëve të Kelmendit, një kurorë që trashëgohet vit pas viti, është një prej festave më origjinale dhe tradicionale ne Shqipëri. Vajza të stolisura me veshje popullore, xhubleta si veshja shekullore, ornamente karakteristike të zonës, stoli, rruaza, qëndisje etj konkurrojnë njëra-tjetrën për të rrëmbyer fronin e bukurisë. Zonja Nishani është shprehur se: “Unë u ndjeva shume e lumtur dhe krenare kur vajza ime veshi kostumet e mrekullueshme të malësisë dhe u ndje një ditë të vetme, pjesë e asaj bukurie mahnitëse shumëngjyrëshe të malësisë”.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *