Kur u zhvillua farmaceutika në Shqipëri?

redaktor

Sipas dëshmive historike ilirët kanë ditur të dallojnë e të përdorin në forma të ndryshme për mjekimin e sëmundjeve shumë bimë mjekësore, lëndë minerale etj.

Farmacitë e para në Shqipëri u hapën nga mesi i shek.XIX në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë etj.

Farmacitë e spitaleve ngrihen në fillim në Korçë në vitin 1917.

Këto institucione para Çlirimit ishin krejt të pamjaftueshme. Pas Çlirimit të Shqipërisë, me shtetëzimin e tyre në vitin 1946, farmaceutika u organizua si shërbim institucional shtetëror dhe hyri në rrugën e zgjerimit e të përsosjes për të plotësuar kërkesat e shëndetësisë popullore.

Pas vitit 1948 është ngritur e është rritur me ritme të shpejta prodhimi farmaceutik. Sot, shërbimi farmaceutik është shtrirë deri në zonat më të thella më një sistem të tërë ndërmarrjesh farmaceutike.

a.d. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *