Bashkitë/ 6.8 mld lekë borxh, kush ka detyrimet më të larta

Bora Basholli

61 bashkitë në vend kanë akumuluar një stok detyrimesh të prapambetura për vitin 2018, në vlerën e 6.8 miliardë lekëve.

Por cilat janë bashkitë më borxhlinj dhe ato më të kursyera?

Referuar raportit vjetor për financat publike vjetore, të publikuar për herë të parë, vihet re se gjatë vitit që lamë pas, stokun më të lartë e ka Tirana me rreth 2 miliardë lekë, kjo për shkak të madhësisë dhe investimeve të shumta publike, ndërsa paraqet një trend rënës nga vitit në vit me thuajse 2 miliardë lekë, shkruan Skan.

Po ashtu, me detyrime të larta regjistrohen edhe bashkitë Pogradec me rreth 417 milion lekë në 2018-ën,  Bashka Kavajë me rreth 400 milionë lekë, Vlorë me rreth 381 milionë lekë si dhe bashkia Lezhë me 335 milionë lekë.

Ndërsa njësitë vendore që kanë më pak borxhe, janë Bashkia Këlcyrë me  vetëm 386 mijë lekë,  Maliq me 2.4 milionë lekë,  Has dhe Fushë-Arrës me 7.6 milionë lekë,  Bashkia Korçë me 9 milionë lekë dhe më pas renditen  Vau i Dejës me 11.1 milionë lekë, Bashkia Berat me 11.5 milionë lekë.

Sipas raportit, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë ulur stokun e detyrimeve të prapambetura me rreth 2.4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2017.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dhe thone pastaj se Veliaj ka punuar shume!
    Po me 2 miliard leke borxh edhe une punoj shume!
    Mashtrime te ndyra!

  • Po Velos kush do ja paguaje 2 miliardet per rrockat dhe monumentet si palle qe nderton lart e poshte..
    Pidhi i mamase qe i pagoi dasmen te kalaja e Gjirokastres?
    Perse nuk thoni qe votuesit e Tiranes kane ne kurriz dhe 2 miliarde leke per te paguar?

  • O idiot me tre teta dhe ti injoranti me tre asterike , dini te lexoni apo jo ? Bashkia Tirane ka nje trend renie te stokut me 2 miliard leke ne vit , pra , i kane mbetur edhe 2 miliard nga stoku , qe kushedi se sa ka qene . Sigurisht qe Tirana shpenzon me shume , se eshte sa nje e treta e Shqiperise dhe rrjedhimiswht , stokun do t’a kete sa nje e treta e vendit . Pastaj ç’na intereson neve tiransve se sa borxh ka Bashkia ne shtet ?! Neve na intereson qe Tirana rritet , zbukurohet dhe behet qytet evropian çdo vit e me teper . Suksese Erionit edhe per 4 vitet e ardheshme ! Le te plasin demokaret e PD-se , ai ka konsensusin e 70% te qytetareve te Tiranes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *