Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka nisur kreut te opozitës dy letra publike për bisedime. Ndërmjetësuesi i njohur Schwarz-Schilling shpjegon për Deutsche Wellen se përse kompromisi ende është i pamundur.
Intervista e plotë
Deutsche Welle: Në Shqipëri kemi aktualisht një ngërç politik. BE-ja, pra, komisioneri Johannes Hahn, kërkojnë kompromis ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Ju jeni një ndërmjetësues i njohur në Ballkan e në botë. A shihni një mundësi për arritjen e këtij kompromisi?
Christian-Schwarz-Schilling: Ndërmjetësimi në këtë nivel mund të arrihet vetëm kur të dyja palët e duan. Kur njëra palë cakton si parakusht të bisedimeve kapitullimin ose dorëheqjen e palës tjetër, atëherë metoda nuk do të funksionojë dhe nuk duhet synuar.
Unë jam shumë i çuditur me deklaratat që dëgjoj nga partia e opozitës, si për shembull, deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili, në vend që të thërrasë për ballafaqimin e opinioneve të ndryshme në parlament, lëshon parulla revolucionare duke shkatërruar kështu institucionin e parlamentit.
Por politikanët e opozitës e kanë braktisur tashmë parlamentin…
Po, dhe kanë bërë gabim. Mua më kujtohet viti 2010, kur kam ndërmjetësuar mes Sali Berishës si kryeministër dhe Edi Ramës, asokohe kryetar i opozitës.
Situata ishte e kundërta e kësaj që kemi sot: Edi Rama atëherë kishte paralajmëruar se do t’i dorëzonte mandatet, por ai u tregua shumë më i arsyeshëm dhe pranoi të kthehej në Kuvend. Opozita e sotme duhet të marrë shembull nga Edi Rama si ish-kreu i opozitës.
E megjithatë, komisioneri Hahn ka thënë se qeveria duhet të kërkojë dialogun me opozitën. Meqenëse ju e njihni dhe e çmoni personalisht Edi Ramën, çfarë këshille do t’i jepnit në këtë situatë?
Ai duhet të nxjerrë në plan të parë institucionin parlamentar dhe të thotë se Kuvendi duhet të formulojë një opinion për vendin. Nuk mund ta ndryshosh me dhunë maxhorancën parlamentare.
Mund të shqyrtohen argumentet që sjell pakica kundër qeverisë, të cilat maxhoranca duhet t’i trajtojë me seriozitet dhe t’i përfshijë në punën e qeverisë. Por nuk është e mundur, që pakica ta shpallë veten si maxhorancë dhe të prishë kësisoj institucionin e parlamentit.
Kjo nuk ecën. Maxhoranca mund të ndryshohet vetëm në zgjedhje. Dhe opozita duhet të pajtohet me këtë rezultat.
Duhet të pajtohet edhe pse ka pasur blerje votash në disa qarqe, siç pretendon opozita?
Unë nuk besoj se kjo ka ndodhur. Dihet që në përgjithësi përdoren gjithmonë ca metoda ballkanike, por nuk kam dëgjuar që Edi Rama ta ketë bërë këtë në mënyrë aq masive sa të ketë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.
Po dosjet e përgjimeve të prokurorisë, ku dëgjohen persona të lidhur me krimin e organizuar duke blerë vota në emër të kandidatëve të Partisë Socialiste?
Këto janë akuza që duhen dëshmuar. Nëse ka qenë kështu, atëherë opozita duhet të paraqesë dëshmitë dhe të bëjë një kërkesë për verifikim.
Pra, ju mendoni se vetëm përgjimet nga dosjet nuk mjaftojnë?
Jo. Ato nuk mjaftojnë.
Por në Shqipëri ka kohë që ekziston një pakënaqësi e përgjithshme, e cila vihet re jo vetëm te opozita. A pajtoheni?
Unë kam përvojë me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Jam shumë i lidhur me Bosnjë-Hercegovinën. Më duhet të them, se ato gjëra që ndodhin aty, as që mund të krahasohen fare me Shqipërinë.
Kam parasysh partitë djathtiste kroate, HDZ, si në Kroaci, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë që bëhen bashkë, jo për ta ndërtuar, por për ta shkatërruar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës.
Përkundrazi, me projektet e ndryshme që kam në Shqipëri, kam krijuar përshtypjen se atje po bëhen përpjekje shumë serioze për reformat. Kjo duket më së miri në procesin e Vettingut në gjyqësor.
Është një proces shumë i vështirë, por qeveria dhe Ministrja e Drejtësisë po e menaxhojnë shumë mirë.
Keni biseduar ju edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha?
Po, e kam takuar dy herë. Përshtypja ime është se ai është një njeri mendjemprehtë, por që synon vetëm të çojë përpara karrierën e tij dhe mendon se tani është momenti i përshtatshëm.
Nuk kam përshtypjen se po digjet për vendin dhe për reformat. Kam përshtypjen se opozita po kërkon të nxisë zhvillime revolucionare për të arritur rrëzimin e qeverisë.
Ne këtë nuk mund ta mbështesim, Ne duhet të mbrojmë me forcë institucionet. Aty ku prezantohen fakte, duhet hetuar më tej, por jo të bëhen polemika dhe demagogji për të shkatërruar institucionet, shkruan DW.
Kjo është shumë e rrezikshme. Për këtë shkak unë jam i mendimit se arritjet pozitive të qeverisë në Shqipëri duhen vlerësuar dhe nuk duhen përçmuar në këtë mënyrë.
Sipas të gjitha gjasave, parlamenti gjerman, Bundestag-u, do të votojë në shtator mbi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Çfarë duhet të ndodhë gjer atëherë, në mënyrë që kolegët tuaj të CDU/CSU-së t’i japin Shqipërisë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave?
Deri atëherë do të duhet të dalë në pah e vërteta, konkretisht, se kush kërkon reforma, e kush përmbysje.
b.b/dita

Ja vlen ta lexosh dhe ta komentosh pore kujte t`ja thuuashe.????
T`ja thuash Sali Berishes qe ne konceptin e tij prej bajraktari, ai kurre nuk njeh llogjik politike perpose unit te tije.
Kjo menyre e te vepruariot e ka marre ne qafe shqiperin e mjere.
Berisha ne emere te Demokracise e ka shkatrruar Demokracine.
Ne emer te zhvillimit dhe perparimit ekonomik ai i ka ven flaken shqiperise dhe me ze e me figure ka shkatrruar te gjith veprate industriale te lehte dhe te rende qe u ndertuan per pesdhjet vjet.
– Ne emer te vlereva demokratike ka shkatrruar te gjith ato vlera qe kishte kultivuar populli yne ne shekuj.
Ne memer te ligjit ka shkatrruar te gjith vlerat ligjore duke hequr juristet me te mire dhe duke ngritur skuadrimlen juridike te nplapave ku ka pes vjet lufte dhe akoma nuk eshte vene ne baza ligjore Drejtesia Shqiptare. Fajtore per ket eshte personalishte Sali Berisha.
Berisha po perpiqet qe kete maskarade qe beri duke djegur mandate ta shfrytzoj per konflik social ne mes shqiptareve.
Ne kete kontekste Berisha ka bere vepra penale qe Prokuroria duhet te kishte nisur hetimet prej kohes.
Keshtu Ai deklaroi ne Parlamente se: “Shume shpejte do te gjemojne shehshet Ja vdekje ja liri”
Cila liri ju shkel Sali Berishes.? Edi Rama i dhe gjashte ministri ne zgjedhjet parlamentare te 2017-tes i dhe Ministrin e Rendit i Dha Kryetarin e Komisioni Qendror te zgjedhjeve.
Keshtu zgjedhjet u njojte nga te gjith pas dy vjetev Berisha Pa enderr se qenken vjedhur Voteta.
Kjo eshte Maskara po jo vetek kae poer VEPER PENALE QE DUHET HETUAR.!
Vec kesa Berisha ka paralajmeruar per zhdukjen fizike te Kryetarit te shtetit. Disa here ka Deklaruar” Me rrevolucion popullore Remen ta hejdhim ne LANE”
Nuk e dije perse Prokuroria akoma heshte dhe nuk e merre nen akuze kete njeri qe veprate e tije penale jan shume te dukshme .!
Kush e lexon kete shkrim te DOCVELS duhet te falenderohet Schwarz-Schilling Pere qendrim shuim korrektye ndaj te vertets se ketyre zhvillimeve ku opozites i tregon rrugenm pavarsishte se POPOZITA e ka te veshtire ose te pa mundur te dale ne rruge dhe kjo kryesishte nga presioni qe u ben Ishte Kryeministri dhe Ish Presidenti Sali Berisha krerve te Partise Demokratike.! PROKURORIA DUHET TE NISTE PROCEDIMIN NDATI SALI BERISHA SA NUK ESHTE VONE.!
Pytjes:
Deri atëherë do të duhet të dalë në pah e vërteta, konkretisht, se kush kërkon reforma, e kush përmbysje.
Po i jap pergjigje tashti per tashti.
Edhe pse nuk jam aspak specialiste.
Reformat nuk i don dhe i sabotojn dy parti,PD e djathte me ne krye Bashen,aspak intiligjent po kokrra e budalles i rekrutuer nga sherbimi sekret Serb.I inkriminuem dhe i korruptuer deri ne palc.
I dyti asht LSI me ne krye Monen qe perdor cizmet dhe kanunin kundra Pozites.
Nuk mungon dhe nji fare tel i perdredhur qe ka nji dynja gjynahe dhe tashti per tashti gezon postin e Presidentit.
E majta me shumicen dermuse te popullit duan si vdekja te arrihet perfundimi i reformes ne drejtesi ku te denohen peshqit e medhenje pas hekurave te cdo ngjyre politike ku shumicen dermuese me ndonji diference te vogel me te majtet e kane vete ato te djathtet e SHQUP-it..
Gjermani Filo Rama ne u ngopem me Ramen,merre ne Gjermani po ta duash.Se mbajten per nje dite jo me 30 vjet
Si duket je “familjarizuar me kollajlliqet” e dialogut qe afron Rama
Edhe unë ashtu mendoj se Rama qëndron mbi mentalitetin shqipëtarë ai e ka vendin në mesin e njerëzve me vetëdije politike euro dhe juve të sjellni prap mentalitetin e Viqidolit se deri atje keni mbrrijtë mos u shkoquni nga baueri Salih
m
Edhe unë ashtu mendoj se Rama qëndron mbi mentalitetin shqipëtarë ai e ka vendin në mesin e njerëzve me vetëdije politike euro dhe juve të sjellni prap mentalitetin e Viqidolit se deri atje keni mbrrijtë mos u shkoquni nga baueri Salih
m
Kurse une mendoj ndryshe:
-Rama eshte po aq fajtor per gjendjen e sotme sa edhe Berisha,Basha,Meta etj!
Rama me pazarin e 2008 me Berishen ndryshoi Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor duke i dhene vetes kompetencat e DIKTATORIT!
Ky eshte KRIM dhe duhet t’a ndeshkoje ate!
Rama ka zhdukur shtetin ligjor se cdo gje qe behet ketu fjalen e pare dhe te fundit do ta thote Rama!
Kurre nuk kemi degjuar qe nje deputet apo minister ta kritikoje Ramen dhe qeverisjen e tij se e pin e zeza!
Nderroi Rama 7 ministra,pa u bere asnje kritike,por edhe nga asamblea dhe kryesia socialiste askush nuk tha nje fjale!
Kjo tregon se Rama sundon si diktator qe ka nenshtruar PS-ne dhe shtetin ligjor!
Kushedi sa euro kane fluturuar nga xhepat tona per kete interviste . Se kush eshte Rama dhe si u bene zgjedhjet nuk eshte nevoja te na i tregoje nje i huaj !!! Populli ka nje batute “Baken tim e njof vete une”
Qe remujet behen nga basha e berisha per te shpetuar bythen e tyre e me penguar reformen ne Drejtesi , kjo nuk ka dyshim! Pyetja eshte pse Rama nuk ishte i afte me i parandaluar keto remuje e pse pranoj me na i rikthye si faktor keta dy kufoma politike?
Deshti t
Nuk e pa rezikun se deshti epsine e ma shume vetem per veti edhe ishte i zane me tendera e koncesione Per me pa rezikun apo thjesht eshte i paafte?