Zonja e parë jozyrtare e Rusisë lind binjakë

Edona Llukacaj

Sipas një lajmi të raportuar nga Moska, ish-gjimnastja 36 vjeçare Alina Kabaeva, partnerja e presidentit Vladimir Putin ka lindur binjakë. Lajmi nuk është konfirmuar as nga fituesja e medalieve olimpike as nga Kremlini, që, sipas traditës, nuk diskuton çështjet e jetës private të presidentit. Në fakt, jeta private e Putinit duket të jetë tabu në të gjithë Rusinë.

Duke iu referuar mediave ndërkombëtare, Dita bën me dije se kati VIP i një prej klinikave më luksoze të Moskës u la në dizpozicion të gjimnastes të famshme, që lindi dy djem me metodën cezarian, pasi i gjithë spitali u kontollua me imtësi nga agjentë të inteligjencës ruse.

Mendohet se lindja u krye nga një mjek italian dhe nga vetë drejtori i spitalit.

Ndonëse Kabaeva konsiderohet si zonja e parë jozyrtare e Rusisë dhe mendohet të këtë një lidhje më shumë se dhjetë vjeçare me presidentin, ajo nuk shfaqet shpesh në publik. Ndërsa shfaqjet me Putinin pothuajse mungojnë tërësisht.

Në fakt Kabaeva e ka mohuar të ketë fëmijë, por mediat këmbëngulin se ajo ka një jetë familjare me Putinin dhe djali tre-katër vjeçar që është parë me ish-gjimnasten është i biri i presidentit rus, që lindi në një klinikë zviceriane në vitin 2015.

Për më tepër, Alina Kabaeva jeton një jetë tepër luksoze , sidomos për një atlete që është tërhequr dhe sapo ka marrë doktoraturën. Ajo ka në dipozicion një avion privat, një flotë limuzinash dhe një numër shumë të madh truprojash.

Putini është ndarë nga ish-bashkëshortja Lyudmilla në vitin 2014, pas një shfaqje të përbashkët televizive për të bërë publik lajmin. Që atëherë, Kabaeva është parë të mbajë një unazë martese në dorë, që për mediat vendase të showbizit ka vetëm një kuptim, raporton Dita duke cituar mediat e huaja.

e.ll.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *