Dorëhiqet kryeministrja britanike

Ornela

Theresa May njoftoi sot dorëheqjen nga posti i kryeministres.

Kryeministrja britanike do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 Qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.

Në një deklaratë të bërë para Downing Street, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s.

Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi Parlamenti Britanik ka refuzuar tri herë projektin e marrëveshjes me Bashkimin Europian mbi daljen e Londrës.

Ajo shtoi se largohet me keqardhje të madhe që mundi ta çonte deri në fund Brexit-in.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Para se te hipte ne fron kjo grua jo e bukur (atehere ministre e brendshme) ishte thellesisht e shqetesuar se mos Shqiperia nje dite behej pjese e BE dhe e shprehte hapur kete gje, sipas stilit te trashe anglez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *