Daçiç për ministren kosovare: A ka ardhur ajo bukuroshja?

redaktor

Që një kryeministër ballkanas mund të sillet edhe si…  mjafton ky detaj i deklaruar për gazetën “Kosova Sot” nga Junuz Musliu, pjesë e delegacionit nga lugina e Preshevës të cilët takuar para pak ditësh Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.

“Ai pyeti se ‘a ka ardhur ajo bukuroshja’, meqë ai nuk ka qenë aty, kur ajo ka shkuar në Beograd, dhe se ‘sikur të kisha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë’, rrëfen Musliu.

“Unë reagova dhe i thash… ore po ti kush je a… a je farë kryeministri i shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme, apo je ndonjë far Don Zhuani… Unë i thash se për këtë të fundit ka shqiptarë mjaftë në Kosovë, ka atje mjaft Don Zhuana… Këtu në këtë pikë edhe filluam të rrokemi akoma më shumë, duke kaluar situate në një atmosferë akoma më të tensionuar”, tha Musliu.

Përplasjet Musliu-Daçiq kanë ndodhur deri sa kreu i Qeverisë serbe ka folur në takim me krerët për bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar me kryeministrin Thaçi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në të njëjtën kohë kur në Beograd kishte shkuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. “Ishte shumë provokativ dhe këtë e bëri me qëllim që t’i jap orientim krejt tjetër takimit, i cili ishte caktuar me çështje konkrete.”

Askush në perëndim nuk do të mund të imagjinonte që një kryeministër të flasë me këtë gjuhë në një takim zyrtar për ministren e një shteti tjetër. Dhe të mendosh, që u përfol edhe se ky farë rrugaçi mund të ndante Nobelin e Paqes me bashkë-biseduesin kosovar Thaçi.

Share This Article
7 Comments
  • Nuk duhet te bisedojne aspak me ata qelbesira serbe

    Bisedmiet me serbet ndihmojne vetem serbet, dhe demtojne palen kosovare,_

  • Mos merziteni o vellezer te Kosoves. Berluskoni i tha ketij pulanit tone te Tiranes Sali me nder ….”qe vetem per vajzat e bukura shqiptare nuk do i ndalojme skafet e klandestineve”, dmth qe na dergo vajzat e motrat tuaja ti punesojme si prostituta, e ky marrja jone e tokes u zgerdhi si majmun, duke fyer nje komb te tere!!! Te tille “burra shteti” kemi ne drejtim.

  • Per Kosovarin.

    I nderiau Kosovare. Une Aliu nga Selenica kur isha me pune ne veri te shqiperis nga Radio Kukesi degjoja shpesh nje kenge. qe titullohej. “Halil Gashi” Kjo kenge i kushtohej nje djalosh kosovar qe kishte mbrojtur moralin e motres se vet duke vrare Necallnikun . Dhe ja si titullohet Kenga.

    Halil Gashi nje djal i ri
    Ka marr rrugen e ra n`qarshi (qytet)
    Necallnikut n`zyr i ka hy.
    Tungat jeta more zoni.

    A me gjen nje tok Cifci
    n`vuciterre nuk muj po rri.
    ujte e keq nuik muj me pi
    ndaj dhe du te ndrroj shtepi.

    Necallniku
    Te jap tok per dyqin shtepi
    vec n`ma dhash motren hajri.
    Halili.
    Tu rrit jete more zotni
    fukara e jam jetim
    s`kam taka t`jem mik me ty.
    Necallniku.
    Nuk ta lypa per miqesi
    vec ta mbaj tre dit ne shtepi
    vec se i ka dy syt e zi.!
    Halili
    Halil gashi shum eshte ngushtu
    fill tek shtepia paska shku
    Merr manxerr e merr allti
    vrengshem fort ka ren n`carshi.

    Ai po pyet nder dugajgji (Shitesa)
    Necallniku ku rrin me shpi.
    ja ku eshte mar djal i ri
    n`kafe temadh tuj pi raki.

    Hyri Halili ne kafe.

    Piqna kafe ore kafegji
    sot ka zen nje mik te ri
    necallnikun nje burr zotni.

    Necallniku.
    Mos u ngut ore djal i ri
    se me ty kam ber mahi (jam talle)
    Halili.
    S`ka mahi me robte e mi
    Ja ka shkrep gjashte her n`allti
    dekun n`tok e la te shtrire
    t`kofte per hajr motra Hajri ( Trashegim)
    Ska mahi me robte e mie. ( tallje)
    Keto vargje dhe ket kenge duhet me ja kenduar ketij fare kryeministri Serbe i cili i perngjet tamam me ate te Necallnikut te Kosoves. Serbet gjithmon jane sjellur keq me kosovaret, ata jane sjellur tamam si pushtues ndaj dhe kete ultersire nuk e fsheh dote ase kryeministri i Serbise. Ndaj kjo kenge duhet ti dergohet atije.!

  • Mos u cudisni se ky kryeminister prej Kosove vjen,e njihen mir me njeri tjetrin,pavarsisht se kur e ka trembur dikur e nuk i ndahet nostalgjia per te virgjeren Kosovare!

  • po nuk e keni kuptuar se ne krye kemi patur burreca dhe jo bura qe i kane fyer te kohen te huajt. o zoti selenica po kane vdekur ata burra……?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *