Daçiç: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën

Bora Basholli

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, Serbia po tregohet e suksesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiç, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

Daçiç po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e suksesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, thënë Daçiç.

Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës.

Në mesin e tyre janë edhe 13 shtete, për të cilat autoritetet e Serbisë pretendojnë se e kanë tërhequr njohjen.

 

b.b/dita

Share This Article
14 Comments
      • Na mbyten injorantet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        po ti c’cafr te pickoj ne tru o cop Hu ?

        Shoku psikopat , cte kapi .

        Ti duhet te ishe ne psiqiatri me kte gjendje te rende jo ktu .

        ja e morem per nji moment per te qene ate qe me thua mua ;

        po ti duhet me ken vet Kari ather . apo jo .

        po vjen behari tani e fillojn tqe psikopatet te

        shtohen medieve .

    • Nuk eshte idjot,fatekeqesisht Kosova nuk eshte njohur nga te gjitha shtetet si shtet sovran per te hyre ne OKB,
      idjot jane ata qe s’kuptojne realitetin

    • Si mund te kete tryeze bisedimesh me Serbine kur vazhdojne te lobojne kunder Kosoves! Kelyshet e Mlloshevicit si gjithmone luajne rrolin e viktimes edhe kur jane xhelate, problemi eshte se ka budallenj qe i besojne.

  • Dacic ka treguar sinqeritet. Ate duan serbet realisht, mosnjohje te Kosoves. Dhe ne kete deshire kane nje aleat me te madh se Rusia, kane aleatin e rreme te Kosoves, BE. Eshte kjo BE qe me gojen e te pacipeve te saj i bejne presion Haradinajt te heqe taksen mbi mallrat serbe. Eshte kjo BE qe kerkon tryeze Kosove-Serbi pa kushtin e njohjes Kosoves nga serbet. Tani besoj se kuptohet qarte se kush e ka aleat BE.

  • Perse bisedohet e duhet biseduar me keta egersira, barbare, qe nuk lene rast pa perseritur se do te luftojne me cdo mjet e menyre kunder njohjes se Kosoves dhe se ata nuk kane per ta njohur Kosoven kurre. A ka llogjike e politike qe ta kuptoje kete, apo thjeshte inerci per t’u treguar mirenjohes ndaj “aleateve” te dikurshem te shqiptareve, te cilet sot, e per vite me radhe, jane padiskutim aleate te krimineleve serbe.

  • I shkoj jeta kot ,ashtu si shume politikaneve serb: sa ma shume po duan me na mbyt aq ma shume na forcojne kunder tyre…sa ma shume te blokojne kosoven,aq ma shume kjo punon per bashkimin tone me Shqiperine!
    Shyt ! mos i tregon Dacicit se sa shume po punon per bashkimin e trojeve shqiptare….

  • E dim shume mire qe ate qellim ke ti dhe gjith nacionalistet srb, por koha nuk kthehet kurr prapa. Kosoven qe se keni pasur kurr tuajen, e humbet pergjithmon me genocidin e kryer ndaj miliona njerezve te pafajshem.

    Do te vije dita, kur jo vetem do ta njihni Kosoven si shtet te lire e te pavarur, por do ti kerkoni falje publikisht dhe do i paguani gjith demet e kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *