Konfindustria vlerëson uljen e normës së interesit për bonot

redaktor

Konfindustria vlerëson si një tregues të qartë pozitiv për kahjen e zhvillimit dhe potencialin e ekonomisë shqiptare uljen e ndjeshme të normës së interesit për bonot e thesarit edhe në ankandin e parë pas krijimit të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ne ankandin e fundit te zhvilluar  në muajin tetor bonot e thesarit me maturim 1 vjeçar u tregtuan në vlerën më të ulët historike prej 3.85%, duke shënuar vazhdimësinë e qëndrueshëm të kahut rënës në një periudhë disa vjeçare” thekson Konfindustria.

Konfindustria gjithashtu vlerëson, se ulja e qendrueshme ne vazhdimesi disa vjecare e normes se interesit per bonot qeveritare te thesarit si pasoje e rritjes se ndjeshme te gatishmerise se investitoreve (banka, biznese dhe individe), eshte shenje e besimit ne pritshmerite ekonomike te vendit dhe ne aftesite paguese te shtetit shqiptar.

“Per me shume duhet theksuar si shprehje e qarte e besimit ne aftesine paguese te shteti shqiptar, se bankat e nivelit te dyte, qe jane investitoret kryesore ne blerjen e letrave me vlere shqiptare, njekohesisht  jane pjese e bankave te medha te Bashkimit Europian, qe gjate gjithe kohes se krizes globale kane qene teper te kursyera ne financimin e borxhit publik te qeverive te vendeve te tyre” thekson më tej Konfindustria.

Ajo shpreh optimizmin e saj te arsyetuar per potencialin e zhvillimit te ekonomise kombetare, qe mbeshtetet ne vazhdimin e rritjes se PBB gjate viteve te krizes globale, projektet e medha ne vazhdim ne fushen e energjise, infrastruktures, gazit, etj.

“Gjithashtu shkak i qarte pozitiv mbeshtetes ne pritshmerite pozitive per zhvillimin ekonomik te vendit eshte kryerja me sukses dhe brenda standarteve nderkombetare e zgjedhjeve te pergjithshme politike te vitit 2013” përfundon deklarata e Konfindustrisë.

Share This Article
1 Comment
  • O rrote ! ESHTE E KUNDERTA ! Sektori privat eshte aq dobet saqe bankat nuk kane rruge tjeter per te shkarkuar depozitat vec te blejne bonot e qeverise. Bej nje pune e lexo raportin e fundit te BSh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *