Kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin/en e Theresa May për Kryeministër.
“Marrëveshja nuk është e hapur për ri-negocimin,” vuri në dukje Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, pak orë pas shpalljes së dorëheqjes së May, e cila dështoi tri herë që të bindë parlamentin britanik për miratimin e marrëveshjes.
Sipas Rutte, pasiguria rreth Brexit “u rrit në vend që të refuzohet”, ndërsa ai theksoi se Holanda mbetet e përgatitur për çdo mundësi, “përfshirë skenarin e daljes pa marrëveshje”.
Deklarata e kryeministrit holandez, është më e forta e artikuluar deri më tani nga një lider evropian. Kjo nuk duhet aspak optimiste për pasardhësin e kryeministres britanike, ku disa nga kandidaturat e mundshme e kanë shfaqur tashmë synimin për të rinegociuar marrëveshjen e May me BE.
“Problemi nuk është Theresa May”, por kushtet e rrepta që vendos Londra për secilën marrëveshje”, tha shefi i qeverisë holandeze.
“Unë e telefonova menjëherë dhe i thashë se ajo që ka bërë vitet e fundit është shumë e guximshme pasi ka punuar në kushte shumë të vështira për të arritur Brexit», shtoi kryeministri i Holandës.
Mark Rutté nuk pranoi të bënte ndonjë koment për zëvendësimin e May: “Nuk do të komentoj Boris Johnson apo kandidatët e tjerë. Ne duhet të presim rezultatin. ”
b.b/dita

Pse cfare jene ju hollandezet,baba Europes,nje bythe shtet sa shqipria shet pordhe tue fole para Gjermanise dhe Frances.
Pyet Anglia per Hollande!!!!
Anglia nuk ka pyetur per France e per Gjermani edhe per Rusi.
Demo mëse evërtet, Anglia i ka dhënë kulturë botës.
Demo mëse evërtet, Anglia i ka dhënë kulturë botës.