Letra IV e Ramës për Bashën: Edhe armiqtë dialogojnë në luftë

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama  i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Letra e plotë

LETER E KATËRT PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar, nuk dua t’ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.

Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nismë e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.

Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.

Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.

Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.

Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.

Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!

Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit.

Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.

Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!

Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur dhe keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë e drejtimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend në radhë të parë.

Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.

Në pritjen Tuaj që vazhdon,

Edi Rama

25 maj, 2019

l.h/ dita

Share This Article
48 Comments
  • Jep doreheqje,mbas gjithe skandaleve te qeverise tende, kush eshte pergjegjes? nuk eshte KM.si ne gjithe boten qe jep doreheqjen ? Pse ne Shqiperi duhet te jete ndryshe.
    Keni 30 vjet qe ndani pushtetin me radhe,Ti dhe tre veta te tjere,e me paturpesine me te madhe e quani demokraci pushtetin e pasurive tuaja personale.Ndro ligjin qe vure me Berishen,kerkoji falje popullit per poshtersine e kesaj marrveshje,Ky duhet te jete subjekti i letres tende drejtuar popullit,Shporrja juaj

  • Sikur anarkisti Rama të kishte këtë kthjelltësi arsyetimi edhe për Luftēn Nacinal Çlirimtare dhe për rolin antishqiptar të kryeballisto-fadhisto-nazistit Mit’hat Frashëri, do qe i besueshëm si i përgjegjshëm edhe për të dyshuarin si vegël sërbo-ruse Lulzim Basha.

    • Ha ha ha ha haaaa,cfare thote ky sharlatan!
      Ne cilen lufte kane dialoguar dy pale armiq?
      Kur kane dialoguar Hitleri me Stalinin?
      Po ti o vrrome nuk ke dialoguar nje here te vetme me popullin hallexhi,tani te qenka mbushur mendja te dialogosh me ate qe e ke tallur ne vite?

      • Zorro , Hitleri dhe Stalini kanë dialoguar. Rezultati i dialogut ishte pakti Ribentrop-Molotov që ndau Poloninë dhe shtetet balltike në zona influence. Germania mori pjesën e Danzikës dhe aty ku jetonin pakica gjermane. Kurse rusia pushtoi Lituaninë,Estoninë dhe Letoninë. Duhet me pas ndonjë njohuri para se ne fol. Apo futja se në shqipëri s’merr vesh njeri.

    • Letra e hapur e Liderit te madherishem qe njehere prodhon(pordhon) bota
      Vete udheheqesi i dashur i partise dhe i popullit,”nuk e ze gjumi” per kushtetuten
      Prandaj nuk eshte ky shtet i korruptuar deri ne palce,se na e ruan ky kushtetuten,Sovrani i popullit, qe ja ka fajin Berisha se vete ky eshte shenjt qe do bente shtet po “e pengojne”te tjeret
      hajdutet,qe kane hyre pa dashje,pa dijenine e liderit te lavdishem qe do ju tregoj vendin,sic i dha Metes ate qe i takonte,e ndeshkoj me presidencine.Ky eshte vetingu i liderit te madherishem per drejtesine e premtuar.

  • I gjithe populli gezon kur Udheheqesi u flet hapur , dhe jo 1 por 4 here ne jave ( megjithese deri neser mund te behen 5 here).
    Ne Armiqve j’u dolem borxhit, tani grushti i pameshitshem i “demokracise popullore” do te bjere mbi ta dhe te beje shkrumb e hi perpjekjet per permbysjen e Pushtetit Popullor qe e kemi fituar me mund e sakrifica duke u lidhur me lloj – lloj banditesh e trafikantesh, duke u futur nen sqetullen e Oligarkeve dhe duke bredhur dere me dere per te blere votat.
    Lavdi te perjetshme Liderit tone te Gjate, Largpames dhe Trim mbi trima.

  • Hipokrizi e gjalle e Rames,ketij njeriu qe kurre nuk ka bere dialog me njeri,qofte politikan,qofte gazetar apo qytetar hallexhi!
    Kurre Rama nuk ka pranuar qe kur i bejne kritika per qeverisjen e tij t’i pranoje ato,por gjithmone i ka zbukuruar dhe justifikuar te gjitha prapesite dhe korrupsionin e qeverisjes se tij te deshtuar!
    O kryeminister,i kam shkruar,ketij anti shteti,Bashkia e Tiranes po vjedh mijra qytetare te Tiranes me taksa te pa ligjeshme nepermjet UKT,por ky sharlatan me eshte hakerryer se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Ja ky eshte dialkogu korruptiv dhe arrogant i Rames!
    Ky kerkon dialog per vete e jo per Shqiperine!
    Ky nuk ka bere asnjehere dialog me opoziten,por vecse i ka tallur,perqeshur,perbuzur etj ata!
    Nje kryeminister me cilesite e burrit te shtetit kurre nuk perdor ndaj opozites,sado kriminale te jete,nje fjalor rrugaci sic ka vepruar Rama!
    Dhe sot kerkon dialog,vetem se kete ia kane kerkuar nderkombetaret!
    Eshte hipokrit i gjalle dhe rrugezgjidhja e vetme nuk eshte dialogu,se dialog kurre nuk bejne dot dy njerez,qe kane tallur,akuzuar,perqeshur etj njeri tjetrin gjithe kohes!
    Rama nuk eshte fare per politikan,bile edhe si njeri ai kurre nuk mund te jete nje bashkebisedues normal,se me ate kurre nuk ka biseduar njeri si i barabarte, se i shikon te tjeret nga “maja e olimpit”!
    Rruga e vetme e zgjidhjes eshte vetem nje:
    -Rama te shporret nga kryeminister dhe opozita te beje cfare te doje!
    -Shtyrje zgjedhjesh te mos kete,ndersa PD-ja dhe LSI,qe nuk donin te merrnin pjese te fryjne syte dhe te zhduken nga skena politike!
    Rama mos ta pafsha surratin!
    Harram t’i kesh votat e mija!

  • Kjo leter , nuk eshte aspak nje kerkese apo ftese per dialog.
    Brendia e saj eshte e mbushur me ligesi, cinizem, arrogance, tallje dhe pranim dorezimi pa bere gek- mek.
    Nje leter te tille mund t’a shkruaje vetem nje Delirant, nje Pervers dhe nje Mut- burre si Rama.

    • Artemisa ,

      le te jemi te sinqert e pranojme se Rama ja ben shume mire qe tallet ,
      me nji funderine Antishqiptare si bashah ,

      i cili nuk ka asnji lidhje me Politiken ,por eshte thjeshte nji Dordolec rrugesh ,

      nji kriminel e hajn qe do japi hesap para Drejtesise .

      Ne pushtet pd -si nuk ka per te ardhur me kuuur te pakten per nji shekull jo ne Shqiperi .

      Rama ka vertet nji gabime te madh ,
      qe nuk i arreston aty mes rruges Dordolecin e ri dhe te Vjetrin bashke e terheqi zvarre mes gjithe Botes .

      Nuk arrij te kupütoj se me cilin Moral dilni ktu e

      flisni kunder Rames ?

      Perfaqsoni ju bandat antishqiptare ,qe jane ne sherbim te
      Grekut e serbit ( pd -lsi?)

      harxhoni frymen kote .

  • Z.RAMA BEN THIRRJE PER DIALOG PA KUSHTE,POR LULI NUK DEGJON NGA VESHET.POR DIHET SE LULI NUK KA VESHE,AS MEND,AS NJE GRAM KULTURE DEMOKRWTIJE,NDONSE THOT SE KA STUDJUARE NE HOLLANDE,POR DIPLLOMEN NUK E KA DEKLARUARE KURRE.
    -SRB NUK HEQ DORE NGA MARRZIA PER..:RAMA IK”,PASI NUK E MUND DOT NE ZGJEDHJE.SEPSE PD NUK KA FITUARE ASNJEHERE VEÇ 1992,KUR PD NUK NJIHEJ SE ISHTE NJE BANDE HAJDUTE E VRASTARE.
    -TASHME PD NUK FITON DOT KURRE.KTE E DI MIRE SALIU,NDAJ E KERKON PUSHTETIN NE TAVOLINE,PA ZGJEDHHE.

    • OOOOOOO ETHEM !
      Qe Rama duhet shporrur kjo tashme eshte e qarte por po kaq e qarte eshte qe duhet te shuheni ti dhe gjithe rraca jote e qelbur qe nuk dini as te Mendoni, as te Logjikoni dhe as te shihni e degjoni. Ju jeni vetem ca Vemje te ndyra, Dele te bindura pa bosht e pa nder qe qellim ne vetvete keni mbrojtjen e idealit komunist qe ka VDEKUR dhe nuk ngjallet me. Jeni aq MIOPE sa nuk e kuptoni qe Rama NUK KA ASGJE prej jush, Rama vetem j’u perdor sepse atij nuk j’a ndjen fare as per ju, as per PS dhe as per Shqiperine.

      • O Artemuta,
        Te ka mbetur ora te komunizmi o larve vicidoli. Ramen e “shporr”vota popullore dhe jo flakadanet, gurret dhe hobete e shpellareve shqipfoles. Dhe as diarreja jote psiqike blogjeve te gazetave. E kupton o gjallese flagjelate? Kaq e theshte eshte.

  • Rama, ky shkerdhate i neveritshem qe provokon qytetaret dhe kundershtaret, qe detyron njerezit te pranojne deri Berishen, vetem ky langaraq te shporret.

    • vazhdo boj gojore ti Xhihadist I Shpellarit .

      kur u bet e ju karaputanat e kombir ju Zhulsat e Njerezimit

      te fyeni nji Kryeqytetare ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

      fare mutit te Shpelles .

      Ata qe po provokojne ktu jane Kafshet e Shpellarit o psikopat qe ngelett tuj hanger mut gjithe kohes

      o koke trung hahah

      dhe ju karaputanat e Kazanit ,qe se shpejti do futeni andej nga edhe keni dale ,nga Vryma e Sheplles

      • O ti nudisti i Rames,vishi nj pale tanga KM.kur te beje marrveshjen e re me Bashen,se mos i hyj ndonje gje sic beri me Berishen dhe Meten kur hengri ngjalat

        • TV ,

          ti s’ke par Nudo mue ,
          thaum te tregue baxhella !

          po beri ndonji marreshje me bashe sumqimin putanen e serbise ,

          ju do beni fest te gjithe shkerdhatat e kombit pastaj mundet qe te hani edhe plumbin por kjo eshte pjesa tjeter e medaljes ,

          Rama do shkoj vet per lesh ,nqs ben kompormis me pederastin hollandes pra .
          hajt t’faja krye shkerdhates se fisit dhe majmunit te bulevardit bashah

          Vetem nji idiot mundet te iki nga Pushteti se duan ca shkerdhata antishqiptare

          hahahah kjo eshte aq qesharake sa mundet ta perdorin edhe karagjozat e protokallise

          • E piço te paskan ardhe ato te muajit, paske harru me shkrujt shqip.

  • Me riabilitimin e Mit’hat Frasherit Rama ka gabue ne esktrem rende.Aq ma teper kur ketu ne kete leter i thot mendja se me ka votue shumica e popullit.Kur ne luften e dyte boterore shumica e po keti popullit ishte me luften clirimtare dhe ia arriti me urtesi,guxim dhe trimberi fitoren,clirimin.
    Letra qe i dergon Bashes asht e shkruar me kujdes dhe me shume domethenie.Nuk i hiqet as pike as prsje.Basha e kupton ma mire se ne qe ndjekim situaten.Por ka nji ngulje kembet ma keq se mushku.Asht ngulje.O,per te gezuar lirin.O,per tu ndshkuar ne Rec.Ku kjo e fundit asht e garantume me te fillue punen SPAK dhe BKH.
    Pershendes komentuesit:
    Haka Tekizoti dhe oficerin Madhor ETHEM.Komentet e tyre jane me brum.Me mjafte me objektivitet.

    • Ik mor bole c’hyn Mitat Frasheri ketu,ju eshte bere koka enver leshi.Je ne shekull tjeter,Ju kane dhene biberonin tju vene ne gjume,ilacin enverist te luftes

  • Ne lufte bejne mareveshje vetem per dorezimin pa kushte te humbesit.
    Dhe eshte humbesit ai qe ngre flamurin e bardhe te dorezimin.
    As kaq nuk di ky fytyre e vrerosur si Don Kishoti i Mances.
    Dy pale nderluftuese nuk ulen te bisedojne se si do t’i zhvillojne betejat me pas,por ky sharlatan do te hiqet si njeri i ditur,ashtu sic beri atehere kur pranoi se keshilltari i tij i mbrojtjes,Lleshaj,paska qene akoma gjeneral aktiv.
    Mortja qe nuk te ha o anti shqiptar!
    Zhduku nga qeveria kur te ka vene perpara edhe nje hajdut e kriminel si Basha.

  • Ha ha ha ha haaaa,cfare thote ky sharlatan!
    Ne cilen lufte kane dialoguar dy pale armiq?
    Kur kane dialoguar Hitleri me Stalinin?
    Po ti o vrrome nuk ke dialoguar nje here te vetme me popullin hallexhi,tani te qenka mbushur mendja te dialogosh me ate qe e ke tallur ne vite?

  • Hhahahahahah

    jan leshuar qent e shkerdhatave te Kombit

    E ne menyren me qesharake i kerkojn Rames te largohet !

    Ktu nuk jemi ne arabistan e turqi o plehtat e ham humit

    antishqiptare.

    Rama do rri ne ate post deri sa te deshiroj populli shqiptare ,
    jo populli zagere ,sumlepirsit e pallusit greko-serb .

    Eshte koha qe Qeverria ndermjetesohet e filloj ne shkalle Kombetare

    te planifikoj zhdukjen e fares se Djallit nga Shqiperia ,

    ashtu si kan vepruar edhe ne vendet Europiane ,

    qe populli te jetoj ne paqe e begati .

    (kriminele ,tradhetare, sherbetoret e greko-serbe, hajdutet e shtetit dhe nji pjes e Kazaniz ze plehrave , duhet te zhduken nga ai vend ,qe Shqiperia te zhvillohet e bashkohet Botes se qyteteruar )

  • D I T E S…I KAM SHKRUAJTUR SE MOS TE BOTOJ ANONIMET SI ..Artemisa..QE NUK DIM ESHRE BURRE APO GRUA.
    -RAMA NUK IKEN SE DO KRIMINELI I 20.000 TE VRARVE SALIKARAXHIÇI.JO DHE JO.
    -RAMA NUK KA VRARE ASNJE M I Z E..E JO ME NJERI.
    -PER RAMEN NUK KA ASNJE DOSJE NE DREJTESI
    -RAMA NUK KA VJEDHUR VOTA SI SALIU NE 96,98,09,11 NUK DENJOI TE HAPI ASNJE KUTI VOTIMI.
    -ALIBIA E 2017 ESHTE SAJUAR NGA KLODI I NEWS24 QE MORI DISA SMS PROKURORIT TROPOJAN B.HAJDARMATAJ E JA DERGOI TROPOJANIT TJETER ELEZ BIBERAJ TE VOA..DHE FLETUSHKEN E TIJ E TUND SRB SIKUR E BOTOI PRESIDENTI TRAMP..!
    -GAZETA BIRD GJERMANE BOTOI SHKRIMIN E PD DERGUAR NGA GAZETARI PD BASIR ÇOLLAKU QE ORGANIZOI DOSJEN XHINSELA F.KRUJE..
    -2 DEPUTETET GJERMAN THONE ÇFAR U THOT LULI DHE SHTREMBEROJNE REALITETIN QE ESHTE:
    1-PS KA NJE HAMBAR VOTASH DHE NUK MPOSHTET NGA DISA MILITANT TE PAGUARE TE TIPIT I.S.I. S
    2-PD NUK KA FITUAR KURRE VEÇ VITIT 1992 KUR KTE BANDE NUK E NJIHTE POPULLI..!
    3-DHE PD NUK FITON KURRE PA IKUR SALIU E VANDA E TIJ.KTE E DI VET SALIU I CILI KUR NUK FITOI NE KAVAJE POR DHE NE 1994 PER KUSHTETUTEN..ESHTE BETUARE TI VEJ ZJARRIN SHQIPERISE ME URDHER TE BEOGRADIT,MOSKES E ATHINES.
    .LOBIMI RUS I LILIT ME 675.000 $ E TREGON KTE..!
    .SHITJA E DETIT GREQISE ESHTE NJE FAKT TJETER
    .DEKLARATAT E PRESIDENTIT THAÇI PER SB QE ESHTE FOSILE E QE KA NDIHMUAR S.MILLOSHEVIÇIN ME ARME,NAFTE,etj, NJE FAKT TJETER..!
    .POR KERMA SB NUK DEGJON SEPSE PERKRAHET NGA KERMAT SI JU QE DONI TE PINI GJAK NGA GJAKU I K/ MINISTRIT TE VENDIT PER PUSHTET E PARA..DHE PER TE SHPETUAR NGA SPAK E BKH.
    -DITA TE BOTOJ KOMENTIN TIM PER IZET HAXHIN TE SHKRUARE NGA AVUKATI I.BEQIRI.PIKE.Nga ish ushtaraku madhor-jo anonim

    • ETEM ;

      keni shume te drejte .
      Kjo eshte nji pergjigje vs zhurmes se pellitjes ne kore

      te gamorve te stanit te shpellarit .

      Zhargoni i Bla bla bla-se shprehjeve qe perdor sumshkerdhymi Hollandes siedhe kryeputana e shpelles salih rrahmut brrrisha

      i marrin nga Greku e Serbi te shkruara .
      kta vetem i lexojne para kazanit ,duke ber qe te extihen plehrat .

      Qeverria duhet te ndryshoj taktik dhe fuse te gjithe brenda nji Kazani te madhe dhe hedh ne dete ti bej ushqim per peshq kafshet e rrugeve

  • Te dhjefsha ne madhorin tend,o kapterr i deges ushtarake.
    Po ti akoma nuk ke mesuar se nuk shkruhet fjalia me shkronja te medha,o tru shplare i Rames.

  • Rama,një burr shteti,prandaj duan ta shkurorëzojnë sipas mënyrës së tyre ata që nuk kanë bërë kurrë shtet,si edhe disa mbështetës që duan të vazhdojë tranzicioni dhe antishteti.Mënyra e kërkesës dhe perpjekjes së tyre për këtë largim është i mbështetur tërësisht mbi mëndësinë e antishtetit dhe rrugëve anti ligjore në një demokraci funksionale, rrugë këjo që nuk krijon besim se ata do ta ushtrojnë pushtetin që kërkojnë në mënyrë ligjore në të arthmen,mbështetur këjo edhe në deklaratat që ata kanë hedhur,ku po të analizohet me hollësi udhëhiqen nga metodat dhe mënyrat e hakmarrjes.Populli kështu nuk mund të krijojë besim,edhe sikur ata në të kaluarën të mos kishin bërë asnjë mëkat,ndërkohë që ata janë të mbushur në krime të mëdha ndaj këtij populli.

  • Per lulin : demokraci do te thote te udheheq shumica. Ne vend te shfrytezoje korrupsionin e qeverise, te trokisje dere me dere per te sqaruar popullin per punen e qeverise dhe te perfitoje vota ben gam.. gam… rrugeve te Tiranes. A ke fakte, denancoji ne prokurori dhe ne popull. Nuk ke taktike dhe strategji, je nje 0 me bishte. Leja vendin dikujt tjeter, ti edhe plaku Mere. Kemi nevoj per lider te nje opozite te mencur dhe jo medioker si ju. Per Edin : nqs mbulon korrupsionin, te humbte vula, mos ta pafshim surratin. Nqs je i paster ti edhe qeveria jote, futi ne burg hajdutet, sidomos ata politikane dhe ata qe nuk kalojne vetingun. Ne te kundert lerja vendin dikujt tjeter qe ka guximin te bej gjerat per interesin e popullit,per respekt te votuesve. Nuk kemi kohe per te humbur, vitet kalojne, ndoshta edhe ti do te pergjigjesh nje dite per keto vonesa dhe sorollatje, po kalojne 29 vjet nga “demokracia” kur do behet shtet i mbare Shqiperia???

  • Une nuk e kuptoj kete deshiren e Rames per gjoja dialog me Bashen. Me duket me shume si nje tallje ose hedhje sy botes per t’i thene se ja une e dua dialogun, por ai tjetri jo! Veçse ne rast se Rama me dialog nenkupton nje pazar tjeter. Rama ta leje dialogun me shpellaret dhe shkaterruesit e vendit dhe te merret me drejtesine. A nuk e pate sesi nje malok si Noka goditi me grusht ne ambientet e policise nje polic?! Perse nuk eshte arrestuar akoma?! Llogarit te godasesh nje polic ne Amerike?! Direkt nisesh per ne “parajse”. Nuk behet dialog me derrin. Derri merr vesh vetem me plumb. Prandaj ne vend te beje letra pas letrash, Rama po qe burre shteti te perdore hurin dhe doren e forte. Ai eshte ne rrugen e drejte. Do te ishte nje gjeme kombetare qe te riktheheshin ne pushtet vandalet dhe maloket e hurit dhe litarit! Megjithese nuk eshte i perkryer, madje shume larg kesaj, Rama eshte udheheqesi qe i duhet Shqiperise edhe per 10 vitet e ardhshme. Boll ¨me me Bisha, Basha dhe Like Floriri.

    • kjo eshte e verteta katarakti,

      se lun topi .

      eshte loje tallese e rames me i myll gojen nderkombetarve

      se gjasme nga ana e tij rekomandimet tuja po i zbatoj

      dhe e len bashukin rrugeve deri sa ta kapi bizga e t’dhitet m’brek

      mir ja bo qe tall te gjatin basha nji cop idioti a

      imagjino kujton se po trembin gjasme qeverrine me ca
      plehra hahaha o c’hajvane jan kto mer

      u dhim tuj qesh

      perse si arreston Lleshi organizatoret ?

      berishin -bashen-meten ,
      ti marrin zvarre mes rruge qe ti shkoj bizga gjithe plehrave
      qe i shkojn pas bandes se grekut

  • Ore Rama ,si nuk te vjen turp ,kur thua une nuk shkel kushtetuten .Sa i pa cipe je ore njeri pa emer . Pse nuk e shkel ti kushtetuten nein 181 te saj posacerisht per pronat ..Nuk je i vetmi por jeni te gjithe ,kalamajte e Ramiz Alise ,qe nga 91 e deri me sot njelloj e keni shkerd..yer Kushtetuten ..Ja u la Ramiz Alia amanet te shkruar ne leter .Ai qe vjen ne pushtet ,te mos ndaje trojet pronarit ,te vjedhi sa me shume dhe te beje korrupsion sa me shume ,Kjo ju sjell pasuri ,dhe natyrisht te pasurit do jene per jete te jeteve , ne krye te politikes ??.Dhe atehere ka kryer detyrat e mia , sa me mire .Dhe ata “kundershtaret ” kur te behet rotacioni politik ,te mos ja hapin letrat vellezerve te tyre pardesy bardheve te katovices.. Ashtu sic genjeve popullin per 4 te vraret ne 21 Janar ,ashtu si nuk ja hape vjedhjen Lulit 220 milionshin e eurove per rrugen e kombit .Ashtu si populli te votoi ,per vidion e Metes me ze e figure dhe ti na i rrase Liken President .Mos u tall me popullin o patishah , se nuk eshte dele qorre ..Ja pra katovica pamvaresisht eshte e mjerushme per popullin ,por ne rastin konkret me lulin ,ka edhe tradheti ,i mesuar nga Sali Largqofti Basha ,po te ve kushte ,per te lene partine dhe karrigen se na kenaqe ,o hajdut i pa afte .
    Tani korri me se miri o Rame mesimet e KATOVICES .Tamam si rruga e RE e ASTIRIT qe te nxorren syte ,grabitesit e trojeve ,pa te permendur aferen e piset korruptive tende .Megjithe se po i flet Bashes me ironi sot ,por Basha te mbrojti per aferen e Astirit unazez ,se po te ishit vertete kundershtare politike do ti ngrinte patkonjte nga dielli opozita ,prej kohesh . ,oh sa mire eshte me ken shqiptar .

  • basha o terbu vallahi bilahi

    do me dhon Ramo pushtetin si me pas ken pushteti ,

    topi me gjujt penalltine bashuki .tuj lujt me lagjet ,

    haaaaaaaaaaaaaaaaahaaaa c
    hajvan pa Diplom o ky kokpordha pri hallonde .

    E ka fajin ene ky pak vet Ramo ,
    qe ngeli tuj i nis letra dhasnie !

    kujt ja nis vall ?
    kena nigji se letrat i lexon gruja hollandezit

    am kuptoveeee 😉

    eDi eDi eDi mor kurvar po len nom

  • Ata jan për në burg ,kurse ti kërkon dialog !!!?….,

    Kjo nuk ka kuptim fare .Ai Saliu,Luli,Monika,Iliri duhet të prangosen ,atje është vendi tyre ,vetëm drejtësia ka punë me ta .Ti vazhdo punën me popullin ,forco shtetin ,vazhdo punën për përfundimin e WETINGU-T , godit e diskretido punën armiqësore të opozitës së rrugës.Kurse opozitën reale e ke në parlament,me 30 qërshor populli në .zgjedhje ,asnjë shtyrje.

    Demokraci do të thotë shumicë vote ,jo kryengritje për karrike të pushtetit ,të karagjozit Lulë Karabushit.

  • Ata jan për në burg ,kurse ti kërkon dialog !!!?….,

    Kjo nuk ka kuptim fare .Ai Saliu,Luli,Monika,Iliri duhet të prangosen ,atje është vendi tyre ,vetëm drejtësia ka punë me ta .Ti vazhdo punën me popullin ,forco shtetin ,vazhdo punën për përfundimin e WETINGU-T , godit e diskretido punën armiqësore të opozitës së rrugës.Kurse opozitën reale e ke në parlament,me 30 qërshor populli në .zgjedhje ,asnjë shtyrje.

    Demokraci do të thotë shumicë vote ,jo kryengritje për karrike të pushtetit ,të karagjozit Lulë Karabushit.

  • Te gjitha letrat nuk kerkojne dialog,pasi Edi e di mire se Luli nuk eshte i zoti per dialog.Keto thirje per”DIALOG” jane nxitje per theqafen qe ka marre Luli e opozita e rruges.

  • “Perseritja eshte mema e dijes”…por edhe babai i merzise kane shtuar te tjere me vone!Edhe KM/e ka tepruar me keto letra qe kane shvleftesuar njera tjetren!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *