Skenari i opozitës/ Zbulohet plani i FRPD mbi protestën

Elena Tase

Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës.

Sipas burimeve mediatike, 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje.

Ata do të pozicionohen para kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.

Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë e FRPD apo protestuesit ndërmarrin një veprim të tillë.

Edhe në protestën e 21 shkurtit, protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë duke mbajtur në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje.

e.t./dita

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *