Në një intervistë për një organ mediatik në fillim të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i FRPD Belind Këllici u shpreh se kjo e sotmja do të jetë protestë paqësore. Këlliçi tha se në rreshtin e parë para policisë do te jëne të rinj e të reja të FRPD, pikërisht për të përcjellë mesazhe paqeje.
Këlliçi deklaroi: “PD është e vendosur për të shmangur çdo incident çdo provokim, çdo person që ka një agjendë personale për të shkaktuar incidente e për t’ia faturuar atë më pas PD-së. Jemi parti pro-perëndimore, nuk pajtohemi me dhunën. Të rinjtë e FRPD do jenë para kryeministrisë, për t’i dhënë një mesazh qytetarëve: Shmangni provokimet. Edhe pse është hedhur gaz me urdhër, betejën nuk e kemi me policinë e kemi me qeverinë. Kjo simbolikë është një thirrje për Ministrin e Brendshëm e Policinë për të mos hedhur gaz lotsjellës. Të jeni të bindur se sot nuk do të ketë asnjë akt dhunë, do të jetë një protestë madhështore paqësore “.
Në lidhje me qëllimin e protestës, kreu i FRDP-së u shpreh: “Kjo betejë nuk bëhet për kompromis por për të ardhmen e vendit. Do të zgjasë deri në plotësimin e kushtit, zgjedhje të lira e të ndershme. Ramës i ka mbaruar koha, ka ardhur momenti të kemi garë të ndershme elektorale. Koha të diskutojmë me ide e platforma. Kjo betejë bëhet për të gjithë shqiptarët, bëhet për të ardhmen e vendit. Përsa kohë nuk do të ketë vendim për zgjedhje të lira, protestat nuk do të kenë asnjë hap pas. Është një kusht që sjell më pranë Shqipërinë me Europën. Në momentin që do arrijmë këto standarde do jemi më pranë Europës. Rinia shqiptare thërret ‘Duam Shqipërinë si Europa’ është momenti për ta bërë realitet“.
e.ll./dita
