Basha, apel edhe ndërkombëtarëve

Edona Llukacaj

Si edhe në protestat paraardhëse, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një fjalim përpara turmës së protestuesve të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa përsëriti kërkesën për largimin e Ramës, Basha u përpoq edhe t’i bënte apel opinionit publik ndërkombëtar:

“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa e gjithë bota, shohin shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me një mesazh të prerë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët për herë të 6-të në këtë shesh.

 

Standardet e Europës do të kishin diktuar me dhjetra herë largimin e Edi Ramës në këto 6 vite e gjysmë krim, korrupsion, pabesi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e deri sa të bëhet realitet, ka një mesazh nga populli: “Rama ik”.”

Më vonë Basha shtoi: “Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. Sonte shoh nga sytë tuaj, dëgjon zërin tuaj shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo me vendosmëri, për një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota… E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, kjo është aspirata. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se vlerat e Europës. Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke kapur zgjedhjet, nuk ka në Evropë politikan që e mbush grupin e tij parlamentar me trafikantë, e përdhunues.”

e.ll/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *