BSH: 35% e familjeve shqiptare kanë marrë hua

redaktor

Një studim i Bankës së Shqipërisë thotë se 35% e familjeve shqiptare kanë marrë hua për konsum! Po sipas studimit, që i refrohet gjysmës së parë të këtij viti dhe përfshin një kampion të përzgjedhur me më shumë 1200 familje, 32% e familjeve morën borxh për të blerë apo riparuar një pasuri të paluajtshme, dhe vetëm 14% e tyre për të investuar.

Sipas BSh, mundësia e familjeve për të paguar borxhet është përkeqësuar pasi 23% e tyre tregojnë se janë në kushte më të vështira për të shlyer detyrimin, ndërsa vetëm 5% e kanë më të lehtë se më parë.

Një fakt tejtër shqetësues është që huatë merren në mënyrë informale, duke i vene ata para një borxhi të rrezikshëm. 56% e familjeve huamarrëse u kanë borxh personave fizikë, ose e kanë emrin e shkruar në listat veresie të dyqaneve ushqimore.

Mbi gjysma e familjeve të pyetura kanë të ardhura mujore jo më të mëdha se 50 mijë lekë, çka flet për të ardhura shumë të ulëta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *