Tension te Kuvendi

Edona Llukacaj

Protestuesit e parë kanë mbërritur para Kuvendit pak minuta pra orës 21:00. Ata kanë flamuj kombëtarë, europianë edhe amerikanë në duar. Pas pak aty ka mbërritur edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i rrethuar nga mbështetësit e tij.

Disa nga protestuesit u afruan në hyrje të Parlamentit, ndërsa policia iu përgjigj me ujë. Ka ndërhyrë sekretari i përgjithshëm i PD-së të qetësonte situatën dhe t’i kujtonte protestuesve se ky ishte një tubim paqësor, si u pat kërkua edhe nga ndërkombëtarët.

Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt Parlamentit, pavarësisht thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për të ndaluar këtë veprim. Disa persona kanë shkulur pllaka nga trotuari para Parlamentit dhe po i hedhin përtej gardhit rrethues të Kuvendit.

Burimi: Opinion.al

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *