Kavafi – apokalipsi intelektual i ironisë

Bora Basholli

Nga Moikom Zeqo

(Shënim për librin “Poezi” të Konstandin Kavafit, përkthyer nga Llambro Ruci)

Te paradhoma e pavdekësisë se Homerit ka trokitur një nga poetët e fundit të mëdhenj të Evropës – Konstandin Kavafi – më saktë, që nga fari zemërprometeik i Aleksandrisë, po me proverbat poetike të gjuhës së magjishme greke të ishujve- yllësi detare e Mesdheut.

Para shumë viteve kisha shkruar një poezi për Ana Komnenën.

I tmerruar lexova më pas poezinë e Kavafit po për Ana Komnenën dhe ky fatalitet i pazakontë qe dashuria, zbulesa dhe admirimi im i pazgribshëm për të.

Poezia mjeshtërore e Kavafit është apokalipsi intelektual i ironisë së erudicionit, simboli sinkretik i helenizmit të ndërthurur, ankthi ekzistencial, moderniteti i paimitueshëm, delikatesa e hatashme, zhdogmatizmi i katharsisit aristotelian, ekspresionizmi verbues i një Safoje mashkull, muzgu bronxor i vdekjes, universalizmi estetik e kontradiktor i fjalës, metonimia e shumëfishtë e dhëmbjes, mençuria e pikëlluar dhe reale.

Përpara poetit perandor Kavafi mbreterit e shkëlqyer të Bizantit janë nje shpurë ceremoniale e varfër.

Poezia e çuditshme e Kavafit është dilema sfilitëse  e mijëvjeçarit të dytë, një testament onirik i një bible të dytë apokrife për ardhmërinë mosbesuese, është dlirësimi i vështirë dhe i fshehte.

Në janar 1996 në «L’ecole françaises» te Romës, ku studioja e rilexova ankthshëm Kavafin dhe shpalla ngjashmërinë e rëndë konceptuale, semiotike,: «Vetëm ti, vetëm ti Kavafis më kupton».

Njeriu që vdes pa lexuar Kavafin është si gjeografi, që nuk di asgjë për një kontinent përrallor përpara syve.

Sepse Kavafi duhet zbuluar pa pushim – ai është i thellë si Atlantida që gati e çmendte Platonin hyjnor.

Deri sa qe gjallë botoi vetëm 157 poezi dhe la në dorëshkrim shumë pak poezi me shënimin që të mos botohen kurrë.

I lindur në komunitetin grek të Aleksandrisë ai në rini udhëtoi dhe jetoi në Angli e bëri kryqëzimin e kulturës së lashtë greke me kulturën shekspiriane anglo-saksone. Poezia e tij krejt e veçantë nuk kishte lidhje me poezinë e bashkëkohësve të tij.

Kavafi botonte fletëpalosje me poezitë që i shpërndante në rrethe e mjedise intime.

Ai është një personalitet i ngjizur midis poetit e dijetarit, atij i intereson pafundësisht aventura e madhe e kulturës. Interesante është prirja e tij për motivet historike të Bizantit.

Ai ka shkruar disa poezi për Julian Apostatin, perandor filozof me origjinë ilire i cili rivendosi për 2 vjet paganizmin e skualifikuar nga krishterimi shtetëror i Konstandinit të Madh (po me origjinë ilire).

Ironia e vetironia e Kavafit është substanca e persiatjeve dhe-meditimit filozofik.

Kavafi nuk e ka marrë çmimin “Nobel”, por është më i rëndësishëm se nobelistët bashkëkombës Elitis e Seferis.

I ngjan Horhe Luis Borhesit që nuk e ka marrë gjithashtu çmimin “Nobel” por që është mbase shkrimtari më i madh i shekullit të XX-të.

Përkthimi i Kavafit në gjuhën shqipe nga përkthyesi i njohur këmbëngulës e pasionant Llambro Ruci është një ngjarje kulturore, një lloj feste poetike e kulturave të ndërsjellta shqiptare e greke, festë më e rëndësishme se sa nivelet apo ambikuiditetet politike.

Kavafi në shqip është i veçantë, sepse shqipja dëshmon në këtë rast forcën e saj konceptuale dhe pafundësisht estetike të konvertimeve, pasurinë dhe emancipimin gjuhësor dhe poetik me nivel të lartë.

Së fundi një mendim kritik: janë botuar këto vitet e fundit në Shqipëri poetët më të mëdhenj grekë të këtij shekulli (pa harruar klasikët si Homerin, Sofokliun etj.).

Por gati 7 vjet nuk është botuar greqisht asnjë nga poetët e mëdhenj të Shqipërisë, që janë po aq të denjë, po aq të shquar.

Pse?

Për mungesë interesimi, apo sponsorizimi?

Shqiptarët e njohin kulturën e fqinjve, kurse fqinjët kanë përkthyer kaq pak, kaq pamjaftueshëm letërsinë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Ja një problem që të bën të mendohesh seriozisht.

Nëse poezia është dinjitet, ahere dinjiteti kërkon të respektojë e ngrerë në relief poezinë.

Po  botoj me poshtë një cikël timin poetik kushtuar  Kavafit :

ZODIAKU I EPIGRAMEVE PËR KAVAFIN

 Cikël nga Moikom Zeqo

EPIGRAMA 1

Bredhin të kërleshura metaforat kuaj

Në muzgun e athët e poroz bizantin.

Te pallati perandorak i vjeshtës

Pjergullat e gjetheve të purpurta

Kanë rënë.

Ringjallja

s’është

më!

EPIGRAMA 2

Kuajtë e pavdekshëm qajnë

Për vdekjen e Akilit,

Barbarët e Kavafit kthehen mbrapsht

Dhe perandori ilir Julian Apostati

Merr tiparet e tejpashme të Niçes

Të krishterët e hershëm triumfojnë në mugëtira ankthi.

Poetët bizantinë

I harrojnë epigramet.

Psalmet recitohen

Nga zogjtë e kometat.

Ndërsa profetët i kanë harruar himnet

Krishtlindëse e Marikrijuese.

Kavafi vdes për t’u varrosur në ajër,

Që mushkëritë e dhive në Korint

Të thithin

Vetëm Kavafin!

EPIGRAMA 3

Kulla vetëm ngrihet lart.

Mure, mure, mure,

Babilonia e paprishur.

Zoti

Mungon!

EPIGRAMA 4

Konstandin,

Vegimtar

I Kryqit Qiellor,

A veglës së tredhjes

Së poetëve dioniziakë!

Vështro nëntokat

E metaforave prehistorike,

Që dijnë

Përqeshjet fatale

Të paradokseve të egra.

EPIGRAMA 5

Po e marr

Cilëndo hyjni

Ta vesh

Me lëkurën e Kavafit.

Digjini

Garderobat e purpurta

O eunukë perandorakë të Bizantit.

Sytë e Historisë

Janë të dashuruar.

Triumfon

Vetvrasja

Si Muza e Dhjetë

EPIGRAMA 6

E Ardhmja e hyjnive

U mungon

Vetëm njerëzve.

Poetët janë ndërmjetës

Se mes hyjnive

Dhe njerëzve

Ata janë vetë e Ardhmja.

Epigrama 7

Itaka e pambërritëshmja!

Miliona lindin e vdesin,

I quajnë Odise

Se vetëm emri është një

Si Itaka.

Gjithçka është udhëtim.

Pse emrat nuk vdesin

Kurse njerëzit po?

Epigrama 8

 Shandani i Zodiakut

Rri mbi hyjnitë

Po e ndezin

Poetët e reckosur

E këmbëzbathur.

Fluturat si sozie të Hermesit

Digjen.

Shekujt bëhen shkrumb.

Kavafi është kisha e errët,

Ku dhe ateistët

Me llahtari

I ndezin

Qirinjtë!

Epigrama 9

Këtë amforë e ka pikturuar

Artisti i panjohur.

Mbusheni me gjakun ajror të Homerit

Që të helmohet Eskili

E të dehet Remboi

Barleti e Kavafi!

Epigrama 10

 Në teatrin antik të Sidonit

Ra i ngordhur një zog.

Vetëm fryma e Kavafit

Mund

T’ia ringjallë

Fluturimet

Mes grackave të rrufeve,

Që thurr në vetmi

Zeusi eremit

Në një manastir të Athosit.

Epigrama 11

 Prifti i Serapisit

i vetëm në tempullin pagan

dyshon,

i di përmendësh ungjijtë,

urtësinë ilegale.

Krishti i padukshëm

Ia ndriçon kokën dhe duart,

Ia flakëron mjekrrën dhe flokët.

Serapisi i tradhëtuar

Ka këmbë prej guri.

Statuja e tij

Nuk ikën dot qiejve si kerubinët.

Misteret e nëndheshme

E rrënojnë

Tempullin në heshtje.

Epigrama 12

Në Bankën e së Ardhmes

Kavafi vetëm

Pak valutë

E nxjerr.

Mbretërit bizantinë

S’e njohin

Amëshimin e metaforave të dyfishta.

Kavafi

E hedh tej,

Maskën dioniziake

Të Poetit

Maskën prej ari

Për ta bërë kompjuter një fëmijë,

Që e ka të ndaluar

Të rritet

Përtej kufirit

Të vargjeve.

Epigrama 13 – Antiepigrama

 Kavafi e tall,

E qesëndis perandorin filozof Julian,

(u mbiquajt

Julian Apostati)

Qe sozia pagane e Kavafit.

Krishtërimi bizantin është mes tyre

Dialog, stuhi, ritual, si ndërrimi i ditëve dhe netëve

Ginzbergu i tall,

I qesëndis dhe i adhuron që të dy

Është e vetëmjaftueshme kjo Treshe

Numri hyjnor,

Që i frikësohej

Dhe Pitagora

Dhe Migjeni.

 

 

 

Share This Article
12 Comments
  • O njerez pa educate,pa culture pa njerezillek .Si mund ti drejtohesh me te tilla fjale te ulta nje njeriu qe shkruan ,qofte Moikomi ose dikush tjeter. Ne qofte se nuk je dakort me ato qe shkruhen ,argumentoje mendimin tend me educate,kulture .Me fjalet e ulta qe perdor ,jo vetem nuk mund te dialogosh me Moikomin ,ose dike tjeter,por as mendimin nuk mund ta cosh tek ata,pasi je inferior ndaj tyre ne te gjitha drejtimet .Kjo eshte fatkeqesia e Shqiperise :problem I shume njerezve nuk eshte injoranca e tyre,por fakti qe nuk e dine se jane injorante .

    • Alban Hamzai ,

      je plotesishte ne mendimin tim .
      Sapo bera nji koment ktu tani pak sekonda kam ,
      por shume i revoltuar nga ai koment aty me lart ,
      i personit me nikname “Tafuti” ;

      Nuk arrij te kuptoj persen ?
      Cdo te thote kjo marrezi e ktyre tipave qe dijne vetem te fyjne papasur asnji arsye ,
      pa i ftuar Moikomi ne debat duke mos ju drejtuar aspak X – apo Y qe viziton kte blog.

      Kjo eshte kulture kafshesh ,njerezish te cmendur ,

      sepse nji njeri normale nuk fyen dike ,qe as nuk i drejtohet atij e as nuk e fyen .
      Eshte skandaloze kjo marrezi qe perseritet her pas here ktu .
      Nganjiher dyshoj per nji filogrek , me nikname pellasg
      qe kundershton shpesh her ,si idiot ktu .

      Paaftesia per te kuptuar Literaturen e shkrimet e MOIKOMIT nuk duhet ti shtyje idiotet e ksaj Bote ,
      te ndihen te ofenduar dhe pavlere ne kte shoqeri .

      Edhe idioti i fundit i ksaj bote mundet te bej dicka sot ,ne sherbim te shoqerise ,
      nqs nuk di te bej gje tjeter te mbeli letrat neper rruge e pastroje rruget

  • Alban Hamzai ,

    je plotesishte ne mendimin tim .
    Sapo bera nji koment ktu tani pak sekonda kam ,
    por shume i revoltuar nga ai koment aty me lart ,
    i personit me nikname “Tafuti” ;

    Nuk arrij te kuptoj persen ?
    Cdo te thote kjo marrezi e ktyre tipave qe dijne vetem te fyjne papasur asnji arsye ,
    pa i ftuar Moikomi ne debat duke mos ju drejtuar aspak X – apo Y qe viziton kte blog.

    Kjo eshte kulture kafshesh ,njerezish te cmendur ,

    sepse nji njeri normale nuk fyen dike ,qe as nuk i drejtohet atij e as nuk e fyen .
    Eshte skandaloze kjo marrezi qe perseritet her pas here ktu .
    Nganjiher dyshoj per nji filogrek , me nikname pellasg
    qe kundershton shpesh her ,si idiot ktu .

    Paaftesia per te kuptuar Literaturen e shkrimet e MOIKOMIT nuk duhet ti shtyje idiotet e ksaj Bote ,
    te ndihen te ofenduar dhe pavlere ne kte shoqeri .

    Edhe idioti i fundit i ksaj bote mundet te bej dicka sot ,ne sherbim te shoqerise ,
    nqs nuk di te bej gje tjeter te mbeli letrat neper rruge e pastroje rruget

  • Sic tha nje njeri dikur ne nje klub ne nje dite me bore ne Bulqize kur nga radioja degjohej koncerti nr. 1 per piano I Cajkovskit: mbylle ate mut ( me falni ) radio. Hape kur te dale Librazhdi im sa fort te dua…E Kam per opinionistin e pare.

  • Respekte perpunen krijuese dhe ne kete shkrim te profesor MAIKOMIT.
    Njerezit kane nevoje per dituri, ata qe nuk lexojne,shkruajne fyerje, sharje, dhe mbeten te pamesuar, injorante.
    Konplimente dhe gazetes DITA, qe pasqyron vlerat e intelektualeve te vertete qe ka vendi sot.
    Brezat e ardhshem kane nevoje per keto studime.

  • Teknologjia me shpejtesine dhe prakticitetin na ndhmon qe “bombardohemi” me informacion dhe te plotesojme dijet tona ne cdo fushe, sado modeste . Jemi me fate qe kemi nje Moikom qe na ndrite trurin duke ndare me ne dijet e tija te thella si ne art kulture dhe me gjere . Flm profesor !

  • Moikomi, nuk shkruan per ne te shekullit te njezetenjete. Ai shkruan per shekullin e njezetedyte. Ata pak shqiptare qe e kuptojne, jane boll. Te tjeret, kane kohe. Ndoshta ne jeten tjeter….

  • Nese mendoni se ky Zequa eshte kaq i madh keshillojeni te falet ne tjeter xhami jo ne tempullin e mjerimit.

  • Nese mendoni se ky Zequa eshte i madh keshillojeni te gjej tjeter xhami klu te falet jo ne tempullin e mjerimit

  • Perse ,
    e kan te domosdoshme ca njerez ,
    te tregojne idiotesine e tyre edhe ateher kur nuk ja kerkon njeri ?!
    Qe ndeyshe do te thote ,
    perse duhet patjeter te hyet ne Tema qe X -person nuk i kupton dhe nuk ja ka iden se per cfar behet fjal ?!

    Kjo eshte thjeshte skicofreni .

    Letersia gjuha e shprehur ne te ,metaforat me te cilen Shkrimtaret Poetet pershkruajn nji fenomen te jetes njerezore ,nji proces te jetes ,
    mundet te shprehet ne nji gjuhe reelativishte te thjeshte ,por edhe ne nji gjuhe te Koduar nepermjet Metaforash ,

    te cilat kane nji veshtrisi Matematike te Larte per tu zgjidhur /kuptuar .
    Moikomi eshte shume i vecant ne kte fushe mundet te them unik ne gjithe Literaturen Shqiptare dhe nuk mundet ta kuptoje cdokush gjuha e metaforave te tij

    jane nji risi per letersine shume te thella ne permbajtje ,qe te japin kenaqsi ti lexosh .
    Njof Literaturen pothuaj te Boetes qysh prej Historise se Re e deri me sot ,Antiken e njoh pak ,Greken pothuaj pak Romaken me shume ,
    por nuk kam par nji art te tille gjuhe metaforike si kjo qe perdor Moikomi e cila eshte nji kombinim i epokes Antike – Mesjetare- Botes se Re dhe Modernes sot …

    kjo e ben unik Moikomin .
    Kush arrin vertet te kuptoje ,ose te hyj ne ate bote fantastike ku jetojne metaforat ,padyshim qe ndjen nji kenaqsi jote vogel ne lexim .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *