Lajmi se një tërmet i fuqisë 8 në shkallën rihter ka goditur Perunë veri-qendrore u raportua sot në mediat botërore. Lëkundjet kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë edhe në kryeqytetin Lima, rreth 900 km larg epiqendrës.
Tërmeti besohet të ketë filluar në orën 2:41, mëngjesin e së djelës me epiqendër në një rezërvë natyrore, rreth 90 km nën sipërfaqe.
Kjo besohet të jetë arsyeja se tërmeti ka pasur dëmë relativisht të ulta, me një viktimë dhe shtatë të plagosur të raportuar për momentin.
Megjithatë disa ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në Perunë veriore. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm rrugësh dhe të paktën një urë janë bërë të pakalueshme, çfarë vështirëson evakuimin e të rrezikuarve nga lëkundjet potenciale të ndjekëse.
Puna e zjarrëfikësve nën rrënoja në kërkim të viktimave dhe të plagosurve të tjerë të mundshëm raportohet të jetë në vazhdim.

e.ll./dita
