Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen më vetëm nga Policia Shqiptare.
Në vendin tonë do të jenë efektivët e misionit Frontex, që do të bëjnë kontrollin e makinave.
Në vetëm pak ditë, policia në bashkëpunim me Frontex, ka bërë të mundur ndalimin e 24 emigratëve të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht, duke përdorur shtigjet e kufirit të gjelbër.
Prej disa ditësh, rreth 50 forca operacionale të Frontex, po patrullojnë në kufirin e gjelbër, midis Shqipërisë dhe Greqisë, me qëllim parandalimin e emigrimit të paligjshëm, por edhe trafiqeve të tjera.
Drejtori i Pikës Kufitare në Gjirokastër, Idajet Hoxha, e konsideron bashkëpunimin me Frontex, besim të rritur ndaj policisë shqiptare.
Në Kakavijë, patrullimet e Frontex janë të ndara në 7 grupe, ku përgjegjës është roja i kufirit në policinë shqiptare.
Në pikën kufitare të Kakavijës, Frontex ka vënë në shërbim 29 forca policore, ndër ta një ekspert për dokumentat e falsifikuara, ndërsa në atë të Kapshticës janë në patrullim 21 efektiv, mese tyre një ekspert për automjetet e vjedhura.
Rreth 300 kilometra të kufirit të gjelbër, do të jenë nën patrullimin e Frontex, për një afat të papërcaktuar.
“Përgjegjësi kryesor nga ana dokumentare, është roja kufitare shqiptare. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë kompetenca. Ata njëkohësisht me shërbimet tona, kryejnë të gjitha procedurat e rojes kufitare. Përcaktuesi është roja kufitare shqiptar”, tha drejtori i kufirit.
j.l./ dita

Kufi detar, kufiri i gjelber..pastaj kufiri i minoritetit..
A ka shtet ky vend, apo e ka deleguar territorin ne kufi me Greqine?