Duhet të qetësohen këta zotërinj…

redaktor

 

Nga momenti që u bënë zgjedhjet në 2005-n, plani i parë ishte me zëvendësue administratën me militantë të PD-së dhe në të vërtetë ashtu ndodhi, sepse u hoqën të gjithë, te më i larti dhe deri te një punëtor i thjeshtë dhe tani që PD-ja ëshë në opozitë thonë që mos të preket administrata. Po këta pse e bënë këtë spastrim?!

Ja një shembull i freskët: para një viti, unë personlisht bëj një kërkesë dhe më pas shkoj te një drejtor në Shkodër dhe i kërkoj punë, por ai me paturpësinë më të madhe m’u përgjigj në zyrë me këto fjalë: “Zotëri, mirë bën që kërkon punë, por ti e di që je i majtë dhe punë do ketë për ata që janë me parime të djathta e jo për ju. Prandaj në këtë punë që kërkon, do jetë militant i PD-së.”

Kjo ishte një përgjigje e një demokrati dhe një drejtori që emrin s’po ja tregoj. Dhe unë dola gjithë nerva nga zyra. Pra, duhet të qetësohen këta zotërinj që do zëvendësohen se nuk e meritojnë të jenë në shërbim të këtij populli. Pra, çdo gjë është me radhë, si ajo shprehja, “ata male rripa rripa…” Nga Puka, Gëzim Meta.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *