Një grafik i asaj që Parlamenti Europian mund të duket nga viti 2019 deri në vitin 2024 është publikuar në mediat europiane, raporton Dita.
Sipas parashikimit të bazuar në rezultatet e sondazheve në dalje të votimeve (exit poll), koalicioni i madh – dy grupet më të mëdha të qendrës së Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S & D ) – kanë humbur gjithsej 81 vende, të marra nga partitë më të vogla.
Ndërsa Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën dhe Rilindjen (ALDE & R) – e cila përfshin edhe partinë La République En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron – ka marrë 33 vende.
Greens (ambientalistët) janë parashikuar të kenë marrë 19 vende, ndërsa grupi politik euroskeptik Evropa e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë (EFDD), i cili përbëhet nga alternativa ekstremiste e djathtë gjermane (AfD) dhe avokatit të Brexit-it, Nigel Farage, ka fituar 14 vende.
Shënim: Ky grafik bazohet në atë që parlamenti europian ka qenë mes viteve 2014-2019, ndonësa koalicionet dhe grupet politike mund të ndryshojnë.
e.ll./dita

Ku është PPSh? Si do të arrijnë enveropianët fitore pa Partinë në ballë?
Aty te brendashkruar na ke te 200 petritat mos ki gajle hahahahaha