‘FRONTEX’ ndalon 16 emigrantë në Devoll, mes tyre gra e fëmijë

Elena Tase

Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë ndaluar mbrëmjen e së dielës 16 emigrantë të paligjshëm në Devoll.

Emigrantët e ndaluar janë me kombësi të ndryshme si irakiene, siriane, algjeriane dhe marokene.

Në mesin e të ndaluarve ka gra dhe fëmijë, të cilët u  kapën në afërsi të fshatit Trestenik. Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se emigrantet po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të  Kapshticës.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *