Arta Marku në Parlament: Vettingu i ka bërë apatikë prokurorët

Leda Hysa

“Viti 2018 nuk ka qenë një vit i pazakonshëm për shkak të Vettingut. Kështu tha kryeprokuroja Arta Marku në raportimin e saj për kriminalitetin në vitin 2018.

Marku theksoi se për shkak të Vettingut janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, çka ndikoi për keq duke krijoi pasiguri tek ata.

“Ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Ka nisur procesi i vettingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjatë gjithë kohës në korrespondencë me KPK. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikuar negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurt.

Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vettingu është i pashmangshëm pasojat janë këto”, tha Marku.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *