Kush shkon në Europë nëse Skënderbeu, Teuta dhe Flamurtari e mbyllin me 55 pikë?

J L

Skënderbeu, në sajë të fitores arritën në një total prej 55 pikësh, ndërsa Teuta dhe Flamurtari nuk shkuan më shumë se barazimi, respektivisht ndaj Laçit në Durrës dhe Tiranës në kryeqytet.

Të treja ekipet e mbyllin me nga 55 pikë secila dhe çfarë ndodh tani?

Rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë kur dy ose më tepër ekipe e mbyllin me pikë të barabarta, teksa fillimisht merren për bazë pikët e grumbulluara mes ekipeve përkatëse. Teuta ka marrë 13 pikë, Skënderbeu 10 dhe Flamurtari 9.

Kësisoj, me këtë skenar, durrsakët janë të tretët, korçarët të katërtit dhe vlonjatët të pestët.

Teuta kualifikohet automatikisht në Europë.

Skënderbeu bën tifo që Kukësi të fitojë Kupën, ndërsa vlonjatët mbeten jashtë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *