Vuçiç në Kuvend, pritet me protesta “Tradhti-tradhti”

Bora Basholli

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka prezantuar sot në Parlament një raport mbi Kosovën. Por pak para hyrjes së tij në parlament, ai u prit nga disa anëtarë të Dverit me thirrjet “Tradhti-tradhti”.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga mediat serbe, në seancë morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Një pjesë e mirë e anëtarëve të shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa një pjesë e mirë e opozitës e bojkotoi duke zgjedhur të mungojë në seancë.

Vuçiç, foli edhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës ndërsa tha i bindur se ekzistojnë dy skenarë, ai i një situate normale ose të një konflikti të ngrirë.

“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Askush s te pyeten ty gje Vuciq. Ti je aty vetem si dekor dhe ashtu do te jeshe deri sa te kene nevoje me te pase aty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *