Policia franceze ka arrestuar katër persona për shpërthimin e një bombe të paketuar të premten e shkuar. Kujtojmë se bomba qe shpërtheu në zemër të qytetit juglindor të Lionit plagosi 13 persona.
Përveç bombarduesit të dyshuar, një student informatike 24-vjeçar me origjinë algjeriane, janë arrestuar edhe prindërite tij, si dhe një tjetër student algjerian, me të cilin bobarduesi i dyshuari ka lidhje familjare.
Studenti i dyshuari ishte i panjohur më parë për policinë dhe nuk ka bërë aspak rezistencë kur është arrestuar.
Policia fraceze ishte në kërkim të personit, fotoja e të cilit u bë publike disa orë pas sulmit.
8 gra, 4 burra dhe një vajzë 10 vjeçare mbetën të plagosur nga shpërthimi i javës së shkuar, por, fatmirësisht, asnjëri nuk ka rrezik për jetën.
Franca ka qenë një prej vendeve të shënjëstruara nga sulmet xhihadiste që në vitin 2015. Në fakt, që atëherë rreth 250 persona kanë mbetur të vrarë nga këto sulme. Por shteti islamik, që ka nndërmarrë një numër të lartë sulmesh në të shkuarën, nuk ka deklaruar përgjegjësi për shpërthimin e javës së shkuar në Lion, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave të huaja .
e.ll./dita
