Ndryshimet që duhet të dini për provimet e maturës

Bora Basholli

Maturantët këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, nuk do t’i nënshtrohen më 5 provimeve, por vetëm 4 prej tyre.

Ky është një nga ndryshimet e bëra për Maturën Shtetërore të këtij viti, duke lënë kështu vetëm 1 provim me zgjedhje dhe 3 të tjera me detyrim.

Pyetjet me alternativa në këto provime do t’i nënshtrohen një vlerësimi të dyfishtë, profesional dhe elektronik. Kjo e fundit ka sjellë edhe ndryshime në mënyrën e plotësimit të tezës, e cila do të shoqërohet me një fletë-përgjigje, e cila e lehtëson dhe e përshpejton procesin e korrigjimit.

Numri total i pyetjeve në tezë do të rritet nga 50, në 60 pyetje dhe numri i pikëve do të rritet me 10 pikë më shumë. Mësohet se do të ketë më shumë pyetje me alternativa.

Koha e zhvillimit të provimit nuk do ndryshojë, ndërsa maturantëve do t’u duhet të mbledhin më shumë se 20% të pikëve për t’u konsideruar kalues.

Një avantazh tjetër që u vjen në ndihmë studentëve të këtij viti është edhe fakti se të gjithë ata që janë të pakënaqur me rezultatin e tyre, do të kenë mundësi të aplikojnë online për të marrë një kopje të testit.

Kështu nuk do jetë më e nevojshme që maturantët t’i drejtohen zyrës arsimore apo të paguajnë tarifa të asnjë lloji për këtë shërbim.

 

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *