ltali: 65 vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan

Edona Llukacaj

Një 65 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë gruan duke e goditur me çekiç në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos.

65 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në kulmin e sherrit me bashkëshorten, ka marrë çekiçin dhe e ka goditur tre herë në kokë, duke i çarë kafkën.

Më pas, duke menduar se ajo kishte vdekur, ai ka filluar të godasë veten me të njëjtin çekiç. Të dy ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një komshi i çiftit, i cili ishte futur mes tyre për të ndaluar goditjet me çekiç, raporton Dita duke cituar mediat lokale.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *