Biznesmenë të fuqishëm cilësohen “baronë”, bombolat kalojnë nga Maqedonia. Dosja hetimore te Antidroga, personat mbahen ne vëzhgim
Një dosje interesante hetimoret për drogën është në dispozicion të Antidrogës . Bëhet fjalë për një bandë shqiptare në bashkëpunim me trafikantë të huaj, që bëjnë trafikun e kokainës nga Turqia në Shqipëri. Dosja e cila është në proces të grumbullimit të informacionit dhe provave ndaj emrave të cilësuar, duket se ka nisur të hartohet prej kohësh. Por megjithatë ajo vazhdon të qëndrojë “secret” me pretekstin e mungesës së provave dhe vazhdimësisë së mbledhjes së informacionit. Ajo çka ë bënë interesant këtë hetim, ka të bëjë më zbulimin e një mënyre të veçantë të transportit të drogës. Bombulat e gazit shërbejnë pikërisht për këtë. Nuk është zbërthyer mekanizmi se si ato sigurohen për të mos u kapur në pikat doganore, por automjetet me bombolat e gazit kalojnë kufirin pa problem. Dyshohet se futja e tyre bëhet nga Maqedonia dhe se trafikantët e Shqipërisë kanë lidhje të forta me ata të Turqisë. Në dosje ka të dhëna të shumta, siç fjala për identitetin e personave të implikuar në këtë rrjet. Dyshohet që drejtuesi i kësaj bande është biznesmen, dhe që në dosje, shënohet me nofkën “Baroni”. Përveç kësaj aty shënohen emrat e bashkëpunëtorëve, ose e shprehur ndryshe të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, në Tiranë dhe në rrethe. Nuk mungojnë aty përgjime, apo informacione agjentësh, edhe pse për njohësit e saj, dosja mbetet e paplotësuar. Megjithatë nuk dihet ende nëse vërtet për këtë linjë të trafikut të drogës nuk ka prova bindëse, apo pritet një moment I përshtatshëm për të realizuar operacionin final.
Hetimi
Të dhëna nga Antidroga shqiptare tregojnë se në trafikimin, kultivimin dhe shpërndarjen e drogës në Shqipëri janë implikuar një numër I lartë personash. Disa veprojnë të organizuar, duke respektuar territoret e vendosura nga bandat, por të dhënat tregojnë se numri i personave të përfshirë sporadikisht, apo në mënyrë të pavarur, vjen në rritje. Ekspertët thonë se kjo ka të bëjë me dy faktorë. E para me krizën ekonomike, dhe e dyta me sasinë e drogës së madhe që qarkullon në vendin tonë. Ndryshimet e fundit në Policinë e Shtetit, pritet ti hapin rrugë hetimeve ndaj “baronëve” të drogës, por megjithatë kjo mbetet për ty parë. Lojtarët e deritanishëm në trafikun e drogës janë njerëz me lidhje të fuqishme me policinë dhe shtetarë të deritanishëm.
