lnteri përgatitet për ndryshime të mëdha

Edona Llukacaj

l sigurt për përfundimin e sezonit i katërti në rradhë, Interi është fokusuar në sezonin e ardhshëm. Pritet të ketë emra të rinj që do të afrohen në skuadër e do ketë edhe të larguar.

I pari që do të lerë Interin mendohet të jetë trajneri Luciano Spalleti. Skuadra ka patur mjaft ulje-ngritje gjatë këtij sezoni, aq  sa pati dyshime edhe për kualifikimin e saj në Champions. Për këtë, kryesisht mbahet përgjegjës trajneri Spaleti, i cili pritet të zëvendësohet zyrtarisht nga Antonio Conte brenda pak ditëve. Besohet se kontrata e Interit me Conten do të jetë fillimisht 3 vjeçare.

Një tjetër pjesëtar i skuadrës zikaltër që mund të largohet është Mauro Icardi.

Mes argjentinasit dhe drejtuesve ka mosmarrëveshje që nga shkurti dhe nëse kjo nuk ndryshon ish kapiteni mund të zgjedhë të largohet.

Ndërsa presidenca  e skuadrës po bën gati fondin për merkaton e ardhshme, një prej emrave të lakuar për afrimin te Interi jështë Ivan Rakitic, për mesfushën. Zikaltrit janë të interesuar edhe për Christian Eriksen të Totenham-it, danezi 200 milionë eurosh.

Ndërkohë, në korrik skuadrës pritet t’i bashkohen Diego Godin dhe mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barrela.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *