Raporti, Komisioni i Pavarur i Monitorimit kritikon Arta Markun

Bora Basholli

Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka raportuar në Kuvend rreth aktivitetit të organeve të reja të drejtësisë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka kritikuar pa doreza krye-prokuroren, Arta Marku.

Sipas këtij raporti, Marku duket se ka shkelur procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në dokumentin drejtuar Kuvendit, shkruhet se Arta Marku shkeli rekomandimet e Komisionit të Pavarur.

Kjo e fundit ngriti komisionin e votimit, para mbledhjes së prokurorëve dhe miratoi komisionin e votimit, 2 ditë para mbledhjes së prokurorëve.

Ndër të tjera, në raport nënvizohet fakti se komisioni i votimit duhet të ngrihej në një ditë me mbledhjen e prokurorëve.

Kujtojmë këtu që Staka u zgjodh në vend të Antoneta Sevdarit në KLP, ndërsa për hedhjen e votës kishte vetëm kuti ‘pro’ dhe mungonte kutia ‘kundër’.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *