Dy të burgosur, një shqiptar dhe një sirian ia kanë dalë të aaratisen nga burgu grek i Avlonas. Ngjarja e raportuar nga mediat greke besohet të ketë ndodhur rreth orës 21: 40. İdentiteti i tyre nuk është zbuluar ende.
Në mediat greke u raportua se dy të burgosurit kanë goditur gardianin e burgut në fytyrë dhe janë larguar.
Besohet se një nga dy arratisurit është i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur së fundmi në burgun e Koridallos. Ndërsa personi tjetër dyshohet të jetë i përfshirë në mënyrë aktive në të ashtuquajturën “mafia e Koridallos”.
e.ll./dita
