Lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç, është shprehur se, presidenti i Serbisë, për zgjidhjen e problemit të Kosovës “duhet të jetë ndryshe nga të tjerët, krahas të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve”, meqë na duhet paqja dhe jo territori (i saj), raportojnë mediat serbe.
“Ne nuk kemi më kohë, duhet të vazhdoni negociatat. Do të dëshiroja që në kishë të mund të gjeni diçka që do të sillte paqe në mesin e popullit tonë të tërbuar, por nuk ka të tillë. Do të doja këtë ta gjeni në Akademi (të Shkencave), ku ka njerëz të guximshëm, por as atje nuk do ta gjeni”, ka thënë ai.
Jovanoviç ka shtuar se do të dëshironte dhe do t’i pëlqente që ai të mund të arrijë zgjidhje për Kosovën në vend të Vuçiçit.
“Ju lutem, më thoni çfarë të bëj në mënyrë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqen e lumturinë. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk e kemi pasur – paqen me shqiptarët, por para kësaj duhet të gjejmë paqen me vetë neve”, ka thënë Jovanoviç.
Sipas mendimit të Jovanoviçit, shtatë vitet e fundit janë kohë e humbur, në të cilën serbët kanë mundur “së paku të përpiqen të bëhen popull dinjitoz”.
Ai këtë e ka ilustruar me pritjen që përfaqësuesit e DVER-it i organizuan Vuçiçit dhe konstatoi se presidenti “hyri në Kuvendin e Serbisë, ashtu si të ishte në Kuvendin e Kosovës”, me fyerje, tha Jovanoviç.
“Ne vetëm ua thyejmë qafën të tjerëve, kafshohemi, caktojmë mitingje për t’i mallkuar ata që nuk janë me ne”, është shprehur ai.
e.t./dita

Ah ju s’jeni ne terezi. Injoranca e gazetareve tona, rreth marredhenieve Kosove-Serbi eshte mbreselenese. Cedomir Jovanovic, s’eshte Beogradi. Eshte nje djal i ri liberal, qe gjithmone ka mbajtur qendrime pro-miqesise shqiptaro-serbe, por fatkeqesisht ka nje parti qe ze me pak vend ne Parlamentin e Serbise, se Vangjel Dulja ne Shqiperi.
Le te jete kushdo,Eshte serb.Nje Serb nuk flet kot si shqiptaret.Pas ketij do ulin tonet edhe UDHEHEQJA.
Ramush Haradinaj nuk eshte Edvin Rajonali,qe ben 100 leshime grekeve dhe serbeve,,mjaft qe “Dora ne qafe dhe gishti ne bythe”.Aty mbaj ISTIKAMIN Ramush si Gjeneral Idriz Seferi ne Kacanik!
Ky djali flet bukur por fale ketij fjalori serbet e kane cilsuar tradhtar
E rendesishme asht qe ka zera qe dijne te vlersojne komshin per te garantue qetesine ne rajon.Me ndimet e zoterise i sherbejne ides se Thacit per korigjim te kufinit pa shkembim teritorit.Sepse teritoret qe mendohet nga disa qe do shkembehen jane te gjitha etnike shqiptar.
Pra Çedomir Jovanoviç nuk kerkon teritor por vetem miqesi te sincert me Shqiptaret.