Blerjet online, çfarë duhet të dimë nga udhëzimi i ri?

Leda Hysa

Me një udhëzim të posaçëm, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vendosur të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.

Ky udhëzim ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill dhe saktësohet se çdo dërgesë mallrash me karakter tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara  nga një vend tjetër te një individ marrës në Shqipëri nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import. Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit apo siguracionit. Nëse i referohemi rastit konkret nga Doganat:

Nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme, sepse çmimi i këmishës në vetvete është nën kufirin 22 euro.

Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë tëpapërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet që duhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”.

Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore). Të dhënat nga INSTAT tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n me rreth 455 tonë, por përsëri pa e arritur nivelin e vitit 2015.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në  Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34%. Sipas Monitor, mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pas rënies së fitimeve në bizneset e tij QTU, TEG etj, oligarku Samir Mane urdhëroi pupacin e tij, të zgjedhurin nga populli, kryetarin e socialistëve, artist-basketbollist-analist-shkrimtarin e kryeministrin e Shqipërisë, Z.Edi Rama, që të miratonte një ligj që të ndaloheshin blerjet online. Duke menduar për të mirën e popullit e varfër e jo të korporatave e pronarëve të tyre, se në fund të fundit ishte përfaqësues i socialistëve, kryeministri Rama vendosi që blerjet online të mos ndaloheshin. Pooor, bosi Samir Mane këmbënguli e kryeministri ynë nuk dinte ç’të bënte. “Shtëpia me 40 pleq, kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq”- mendonte kryeministri, nga një anë ata që e votuan e nga një anë ata që e paguan, kush do të fitonte ? Pas disa këshillash nga 1 mijë vetë bëri si dinte vet : nga 150 euro që ishte maksimalja e çmimit të një artikulli për të mos paguar doganë, kryeministri e uli në 22 euro. Blerjet nuk i ndaloi e Samir Manen e qetësoi. I zgjuar kryeministri… Edhe kështu populli vazhdon blen sa ‘frengu pulën’, kinezerirat e turqizmat që Samir Mane i shet për ‘firmato’. Populli në vendnumëro e Samir Mane – fito.

  • Vendim qe penalizon shtresat e varfera dhe favorizon Tregjet e shumices dhe kompanite e medha ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *