Skenat dhe prapaskenat e datës 30 Qershor 2019!

Leda Hysa

(Protestat janë kthyer në një ritual të njëjtë!)

Rama i ka shkruar,

Lulit pesë herë,

s’e dimë nëse letrat,

kanë ndonjë vlerë?!

 

Tani që fillon,

fushata zyrtare,

këto letërshkrime,

s’kanë vlerë fare!

 

Kur një datë tjetër,

për zgjedhjet s’bitisni,

a mund të na thoni,

përse do të flisni?!

 

Rama-Lulëzimin,

s’merr dot me të mira,

pa plotësuar kushtin,

ikjen nga detyra!

 

Po për këtë kusht,

s’është i detyruar,

se është i zgjedhur,

dhe i ligjëruar!

 

Luli nga kërkesat,

tani dorë s’heq,

sepse do bitisi,

keq edhe më keq!

 

Tani dhe protestat,

u bënë ritual,

po të njëjtat xhiro,

po të njëjtat fjalë!

 

Luli thotë për to,

janë madhështore,

po ato gjithmonë,

kanë mbetur minore!

 

Kur mbaron protesta,

në fjalën fundore,

s’mbushet as oborri,

i Shtëpisë Qendrore!

 

Do të kemi prapë,

në Tridhjetë e Një,

dhe prapë do të ndodhi,

po e njëjta gjë!

 

Ka veç një ndryshim,

mbi policët tanë,

s’hidhen “Molotovë”,

hidhen flakadanë!

 

Një zgjidhje-për çështjen,

nuk kam si ta them,

se Luli-problemet,

i çon në ekstrem!

 

A s’u lodhi Luli,

o vëllezër shqiptarë,

njëlloj si me çadrën,

fiks do vjet më parë!

 

Po sapo një kockë,

i hodhën në gojë,

kuisjet-qëndresën,

në çast i  harrojë!

 

Po tani ç’t’i japin,

tani ç’t’i dhurojnë,

zgjedhjet dhe Lulashin,

me nder t’i shpëtojnë!

 

Gjysmë e qeverisë,

që ju dha parvjet,

rezultoi ndërmarrje,

krejt pa bereqet!

 

Zgjedhjet nga PD-ja,

u çertifikikuan,

për blerjet dhe vjedhjet,

shumë vonë u kujtuan!

 

Një dyzinë votash,

atje në Shijak,

në total peshojnë,

pak ose aspak!

 

Realisht Lulashi,

kot kaq fort shpërtheu,

votat e PD-së,

ja thamë kush i bleu!

 

Ja bleu Monika,

edhe askush tjetër,

që mori parvjet,

Dyqind Mijë më tepër!

 

Po Lulashët bëjnë,

sikur nuk kuptojnë,

se fiks Dyqind Mijë,

tek ata mungojnë!

 

As që diskutohet,

LSI ka blerë,

se për katër vjet,

u rrit me dy herë!

 

Kur rritesh dyfish,

s’thua dot: ”Qe fat!”,

dhe kurrë s’do ta kapi,

këtë rezultat!

 

Se këtu do jemi,

dhe do ta shikojmë,

sot pas berihajit,

kot po protestojnë!

 

Parvjet Luli Basha,

në kulm të dalldisë,

strehë e çdo horri,

i tha LSI-së!

 

Tani u bënë motra,

me shtëpinë buzë Lanës,

vetëm nga urrejtja,

kundër Edi Ramës!

 

Në protestat kundër,

Kryeministrisë,

pjesa më e egër,

është e LSI-së!

 

Duan Shqipërisë,

t’i bëjnë hata,

mallkimi i Sovranit,

do të bjerë mbi ta!

 

Po kulmi i kulmit,

Shtëpia Qëndrore,

që nuk do aspak,

zgjidhje paqësore!

 

Hakërrohet Luli,

po s’plotësuat kushtet,

këtu do valojnë,

hunjtë edhe grushtet!

 

Hunjtë edhe grushtet,

edhe flakadanët,

Qëndrat e Votimit,

do pushtojnë tiranët!

 

Neve si kristianë,

paqe do rrëfejmë,

edhe faqen tjetër,

Lulit do t’ja kthejmë!

 

Po puna e nisur,

mos ardhtë gjer këtu,

se dhe ne do gjejmë,

të gjithë nga një hu!

 

Kthimi i faqes tjetër,

për humor e kemi,

se të shkretat duar,

për një kokë i kemi!

 

Po është turp i madh,

vetëm ta mendojmë,

që me hunj e grushta,

zgjedhjet do t’i mbrojmë!

 

Ndaj data Tridhjetë,

s’ka kuptim aspak,

më mirë pa zgjedhje,

se të derdhet gjak!

 

Nëse atë ditë,

zgjedhjet anulohen,

Luli me Monikën,

pse mos arrestohen?!

 

Mund t’i hidhen prangat,

edhe xha Saliut,

si persenofikimi,

i antinjeriut!

 

Se çfarë do të bëhet,

nuk e di vërtet,

ç’kapitull do shkruhet,

në datën Tridhjetë?!

 

Këtu do vuloset,

një ditë e zjarrtë,

apo do të gjendet,

një si Mes i Artë?!

 

Arben Duka

Share This Article
2 Comments
  • Luli thotë për to,
    janë madhështore,
    po ato gjithmonë,
    kanë mbetur minore!
    shkarkime ne nevojtore.
    Na fal nese ndihma e ime ta prish vargun.

  • Ju keni frike nga e djthta sepse vetem e djathta sjell ligje dhe drejtesi dhe kjo frika juaj kuptohet lehte nga menyra se si sulmoni vetem opoziten megjithse Ramen e urreni ne maksimum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *