Salvini: Italia rrezikon 3 miliardë euro gjobë nga BE

Elena Tase

Komisioni Europian mund t’i faturojë Italisë një gjobë prej 3 miliardë euro për thyerjen e rregullave të BE-së për shkak të rritjes së borxhit dhe nivelit të deficitit strukturor, tha të martën zëvendëskryeministri i vendit Matteo Salvini.

Salvini, partia e të cilit (La lega e ekstremit të djathtë) triumfoi në zgjedhjet evropiane të dielën, tha se ai do të përdorte “të gjitha energjitë e mia” për të luftuar ato që ai i quan rregulla fiskale të padrejta dhe të vjetruara.

Dy zyrtarë të zonës euro thanë për Reuters të hënën se Brukseli ka gjasa të nisë masat disiplinore kundër Italisë më 5 qershor mbi financat e saj publike.

Një letër paralajmëruese nga Komisioni pritet të dërgohet në Romë këtë javë.

“Le të shohim nëse e marrim këtë letër ku na japin një gjobë për borxhin e akumuluar në të kaluarën dhe na thonë të paguajmë 3 miliard euro“, tha Salvini në një intervistë me radio RTL.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • salvini eshte nji i cmendur

    nji histerike

    dhe kte semundje per fatin e keq te atij populli te qytetaruar si asnji tjeter ,

    e ka injektuar ne grupime te formuara ne te gjitha qytetet italise

    kjo eshte mjaft e dmeshme per ate shoqeri indiferente

    ajo qe deklarohet ne titull

    salvini i pergjigjet :
    un jam politikan dhe qellimi im eshte me u bo Miljonir dhe jo me shpetu Italine !
    Cfar i leshon pas il Culo del Salvini ai nuk mban pregjegjesi !!!!!!

    e viva bunga -bunga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *