INSTAT: Ky është qyteti ku ka më shumë të prekur nga sëmundjet e gjakut

Leda Hysa

Në  një raport të INSTAT, referuar të dhënave të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë duket se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut prekin më shumë kuksianët, ndërsa vdekshmëria  më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në  Shkodër dhe Vlorë.

Gjithsesi vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën  21 804 persona, ku përveç sëmundshmërisë përfshihen edhe  shkaqet natyrale apo aksidentet.

Për sa i përket sëmundshmërisë shqiptarët e humbin jetën më shumë nga sëmundjet  e aparatit të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 53.5 të vdekshmërisë.

Numrin më të madh e  zënë  vdekjet  nga sëmundjet e enëve të trurit,  më pas vijnë sëmundjet  e zemrës dhe ishemitë.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, vendin e dytë e zënë vdekjet për shkak të sëmundjeve tumorale,  të cilat janë rritur.

Përqindjen më të lartë e zënë vdekjet për shkak të tumoreve në aparatin tretës.

Për sa i përket  vdekshmërisë nga sëmundjet tumorale,  duket se më të prekur janë burrat, ku vetëm gjatë vitit 2018 kane humbur jetën  32  burra për 100 mijë banorë, më shumë se gratë.

Gjirokastra  ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në një vit  me 1194 persona duke u pasur nga Korça  e me pas Berati.

Numrin më të ulët  e mban Tirana, me 58 viktima në vit.

Sociologët  shpjegojnë se në  Gjirokastër dhe Korçë të rinjtë kane emigruar dhe kanë mbetur moshat e mëdha,  të cilët kane numër të lartë vdekjesh për shkaqe natyrale.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nji nder arsyet kryesore qe shkaktojne infrakt ke njerzit (shqiptaret )

    jane Bakteriet qe grumbullohen ne zorrat e trupit e stomake .
    Kto vijne nga ushqimet e skaduara , nga ato te rritura me hormone ,
    e natyrishte edhe papastretise Higjenes ku ruhen e tregetohen per popullin .

    Shqiptaret duhet te reagojne e kerkojne nga shteti

    kontrolle e Ligje nga me te rreptit per tregtine e vecanarishte artikujve Ushqimore

    e atyre farmaceotike qe po pergjysmon jeten e shqiptaret ne ate vend ku nuk njohet asnji lloj

    pergjegjesie qytetare.

    Ndertoni njoi Standart per gjithe Shqiperine ku tergetohen artikuj ushqimore

    dhe Ligje te Forta perndryshe ne pak vite shqiperia do katandiset sa nji qytet shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *