Partitë Popullore Europiane: Jo bashkëpunim me sovranistët!

Elena Tase

Dy partitë e mëdha tradicionale europiane janë zvogëluar ndjeshëm pas votimeve për Parlamentin Europian dhe nuk kanë më kontrollin e aulës. Projektimi i fundit i jep Popullorëve 180 vende kurse socialistëve 146, duke humbur rreth 40 vende secila.

Megjithatë, një koalicion i madh me Liberalët dhe të Gjelbrit është i mundur.

Manfred Weber vazhdon ta konsiderojë veten të preferuar në garën për presidencën e Komisionit Evropian, por detyra e tij për të krijuar nje grupim shumice, është bërë më e vështirë nga ndarjet e brendshme brenda vet popullorëve.

Jemi gati për të dialoguar me grupimet të ndryshme si Social Demokratët, Liberalët, të Gjelbrit dhe përfaqësuesit e grupit tonë për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm” – u shpreh Weber në një konferencë për shtyp pas daljes së rezultateve të para bindëse të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

“Ne, Partia Popullore Evropiane, mbrojmë stabilitetin – tha Weber – Kjo do të thotë që ne nuk do të bashkëpunojmë me të djathtën ekstreme apo ekstremistët e majtë që e mohojnë Evropën dhe nuk e mbështesin këtë projekt të Parlamentit Europian”.

Sfidantja kryesore e Weberit mund të jetë danezja Margrethe Vestager, e cila kërkon së bashku me socialistët një ndryshim në kreun e Parlamentit për t’i dhënë fund monopolit të Partive Popullore.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *