Mark Hauptmann, deputet në Parlamentin Gjerman, ka reaguar pas qëndrimit të dy deputetëve të CDU/CSU, për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, si zgjidhje për krizën në Shqipëri.
Dy deputetët Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme kanë thënë se palët politike në vend duhet të ulen në dialog për të zgjidhur krizën.
Në deklaratën e tyre, ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore.
Por për Mark Hauptmann, kjo kërkesë de facto mund konsiderohej si një kërkesë për ndryshim Kushtetute, e për rrjedhojë do të vinte në dyshim sovranitetin e një vendi.
Në reagimin e tij, ai shkon më tej teksa thekson se: Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur, shkruan TCH.
Reagimi i Mark Hauptmann
“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qenë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.
Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.”
Mark Hauptmann është pjesë e Bundestagut gjerman, që nga viti 2013. Ai është anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë si dhe anëtar i nën komisionit për politikat Rajonale Ekonomike.
Hauptmann është raportues i grupit të tij parlamentar për buxhetin e përvitshëm të ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë, gjithashtu ai është pjesë e delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
b.b/dita

Vetem nje gje: nderkombtaret dhe kushdo duhet ta kuptojne se pd dhe lsi nuk jane me opozite por nje grupim gangsteratesk dhe kopilash qe kerkojne te vijne ne pushtet si bandita. Prandaj, asnje tolerim ne emer te pluralizmit, lirise dhe demokraci. Demokracia eshte ligj dhe kush nuk zbaton ligjin , eshte i destinuar te vdes ose te ndeshkohet.
E kane nga frika e SPAK ,keta zyberet tane qe jane komplet te cakorduar keto muajt e fundit .Jane per fat te keq si opozita edhe maxhoranca ,pa gjume ,dhe sdine cfare te bejne ,per tu mbrojtur nga SPAK.Por qetesohu zoti i nderuar deputet Gjerman ,se sot kane ardhur Amerikanet ,qe do i perplasin koke me koke keta politikanet e ketij tranzicioni ,per venien e qetesise dhe lenien nje here e pergjithmone te findeve .te tyre te lexueshme koministe..