Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ka marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga ana e opozitës ka deklaruar sot se ai dhe partia që përfaqëson kanë qëndrim opozitar.
Gjuzi tha se ai ishte i një mendimi me Pd-në dhe LSI-në dhe se një pjesë e mirë e mandateve që ka PS në Kuvend janë fituar përmes presioneve, blerjes së votave, por edhe blerjes së vetë deputetëve.
Gjuzi deklaroi: “PS ka 50 deputetë të palëvizshëm, sepse janë votë e majtë. Ai ka trendin që të bëjë një qeveri, por jo me 24 mandate shtesë, plus 4 që ia mori një partie tjetër. Janë 78 vota që Rama ka në Kuvend. Janë 28 vota që shkojnë në favor përmes presionit, blerjes apo edhe dhunës”.
Ai shtoi se Rama duhej të tërhiqej dhe se tani ishte momenti i duhur.
burimi: tch
e.ll./dita
