Pakistani përpiqet të luftojë shpërthimin më të madh të HIV-it

Edona Llukacaj

Një ekip i përbashkët ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë arriti të martën në Pakistan, me kërkesë të qeverisë,  për të mbështetur vendin ndaj “shpërthimit” më të madh të infeksioneve të HIV-it, ku më shumë se 700 vetë, kryesisht fëmijë u diagnostikuan të infektuar nga ky virus muajin e kaluar.

Rreth 22,000 individë i janë nënshtruar testit të gjakut që nga shpërthimi i parë i raportuar më 25 prill. Kjo zonë, me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, ka përjetuar shpërthime të përsëritura të këtij virusi

Siaps ekspertëve më shumë se 80% e të infektuarve janë fëmijë nën moshën 15 vjeçare dhe më shumë se gjysma e tyre nën moshën 5 vjeçare. Kjo është një sfidë në vetvete, meqë, me mundësi të madhe, të infektuarit e morën virusin nga shiringa dhe gjilpëra të papastra ose tranfuzioni i gjakut. Megjithatë ky informacion mbetet i paprovuar, meqë nje hetim i mirëfilltë nuk është ndërmarrë ende, i cili pritet, gjithashtu të asistohet nga grupi i dërguar.

Duke shpresuar se gjetja e arsyes do të parandalonte edhe shpërthimet e ardhshme potenciale, ekspertët theksuan se shumica e prindërve të fëmijëve të infektuar rezultuan HIV-negativ.

lnfektimet “e gabuara”, gjithashtu, nuk përjashtohen. Si ekspertët vendas ashtu edhe ata të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë se përhapja e virusit në fëmijë është rezultat i “dështimit të shëndetsisë publike” që e ka mundësuar përhapjen e virusit si në spitale private edhe shtetërore.

Sipas të dhënave mbi 600 mijë mjekë punojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan.

Ndërsa numri i të infektuarve mednohet të jetë shumë më i larte se ai i raportuari, bën  me dije Dita, duke cituar mediat e huaja.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *