Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, mendon se lënia e mandatit nga ana e ministrave nuk i bën më të fortë apo të pavarur.
“Mund t’i lërë shumë kohë fizike qeverisë, por nuk mendoj se e bën më të fortë e më të pavarur. Problemi nuk është te pavarësia e ministrave, por te eficienca e qeverisjes, nëse kjo do të forcojë kontrollin parlamentar mbi qeverisjen dhe do t’u lërë edhe më shumë kohë për t’u marrë me punët e qeverisë, natyrisht që e rrit eficiencën. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u provuar”, shprehet ajo për Panoramën.
Në krye të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Leskaj shprehet se përsa i takon çështjes së Kosovës, në Komitetin e Politikave ka kërkuar tre gjëra: “Së pari rritjen e mbështetjes së KiE-së ndaj Kosovës për njohjet; së dyti mbështetje për përmbushjen e standardeve në rrugën integruese dhe së treti, po jo nga rëndësia, çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët meritojnë të njëjtat të drejta me qytetarët e tjerë të vendeve europiane”.
Për sa i përket braktisjes së seancave dhe komisioneve parlamentare nga opozita, Leskaj shprehet se: “Në kushtet e rënda të situatës financiare dhe problemeve të tjera madhore, nuk ka kohë për të humbur, duhet avancuar me reformat. Reforma e territorit është një sfidë e madhe, ndërkohë afrimi i zgjedhjeve vendore nuk lë shumë kohë për vonesa”.
Për sa i përket kabinetit, Leskaj shprehet se “Natyrisht që Kryeministri ka jo vetëm atributin e përzgjedhjes, po edhe përgjegjësinë e qeverisjes dhe besoj se ka ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë me përzgjedhjen që ka bërë. Sa i takon përvojës, nuk është tërësisht kështu, pasi një pjesë e ministrave kanë përvojë të punës në administratë, jo domosdoshmërisht në pozicion ministri, gjithsesi në qeverisje, të tjerë sjellin përvoja nga sektorë të tjerë. Do të ketë gjithmonë një ditë të parë, njerëzit nuk lindin ministra”.
Leskaj nënvizon se politikanët me eksperiencë janë garanci për ekzekutivin.
“Natyrisht që një parlament me politikanë me eksperiencë, profesionistë është një garanci për cilësi e qëndrueshmëri në procesin legjislativ dhe për një kontroll më të mirë parlamentar mbi ekzekutivin”.

Kjo interesohet vetem per grupin e saj te punes (te fshatit.)Me sa duket
te gjithe njerezit e saj do ti bej drejtora!! ( po e lane vlonjatet)
Do e bejne tellall ne gjithe shqiperine
Foli dhe Themije Thomai..ha ha
Mendoj se ndarja e mandatit te deputetit nga titullari i dikasterit eshte gjeja me e mire,qe mund te kete ndodhur ne keto 23 vjet mender-pluralizmi.
Te qena bashke,deri tani, kishin konflikt te paster interesi dhe pamundesi kontrolli (sic na qenka e interesuar kjo deputetja ,qe e nisi me blerje votash me thase mielli,ne Elbasan) .
Jam e sigurt se rezultatet e mira te kesaj ndarje do te merren aq shpejt,sa d te na cudisin edhe valin e shkrete nga trute.