Hungaria po planifikon të krijojë një qytet të furnizuar vetëm me “energji të blertë”, i cili do të përfshijë banesa dhe mundësi punësimi për mijëra njerëz, anës Danubit në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet.
Projekti Hegyeshalom-Bezenye prej 1 triliard eurosh në veriperëndim të Hungarisë, do të ketë madhësinë e rreth 500 fushave futbolli dhe do të ketë lehtësira të plota siç janë shkollat dhe objektet tregtare, tregoi të martën ndërtuesit e EON SE dhe kompania gjermane e pronës FAKT AG. Perimet do të rriten nën xhama në formës e serës.
“Qyteti neutral në karbon, do të funksionojë kryesisht me energji diellore dhe biogas dhe do të krijojë më shumë 5.000 vende pune të përhershme në ndërmarrjen e serrave”, tha Nikolai Ulrich, një anëtar i bordit të FAKT. Kompania e pronës është në partneritet me EON, ndërtuesin KESZ Group dhe qeverinë hungareze në sipërmarrje.
“Kur të përfundojë, Hegyeshalom-Bezeni do të përfshijë rreth 1,000 shtëpi, një restorant, hotel, stacion hekurudhor, objekte tregtare, si dhe shkolla dhe njësi trajnimi. Projekti përfshin një politikë të qëndrueshme të menaxhimit të ujit që synon të shmangë uljen e nivelit ujor të zonës. Ftohja do të furnizohet nëpërmjet impianteve gjeotermale.
Për veç rritjes së furnizimit me domate, speca dhe patëllxhanë nga Hungaria, vendi do të strehojë dhe zonën e peshkimit më të madh në Europë, kultivimin e salmonit, krapit dhe karkalecave të detit,” deklaroi Ulrich.
j.l./ dita
