Williams: Sa frikë të jesh baba

redaktor

Robbie Williams ka thënë se është i frikësuar në detyrën e tij të re si baba dhe nganjëherë ai e ndjen se nuk është i denjë për këtë gje.

Këngëtari i hitit “Angels”, ka pranuar se është i brengosur për rritjen e vajzës së tij 13muajshe Theodora- të cilën e ka me gruan e tij, aktoren Ayda Field ndërsa ka shtuar se këngën e tij të fundit “Go Gentle” e ka shkruar për të,thekson “KN”.

“’Go Gentle’ është një premtim që ia kam bërë vajzës sime. Ishte shkruar në ditën kur ajo erdhi në këtë botë pasi kam qenë një njeri egoist gjatë tërë jetës time ndërsa krejt papritur unë duhet të kujdesem për këtë person”, ka thënë ai.

“Jam ende i frikësuar sepse nuk jam për këtë detyrë! Jam duke e bërë një punë të mirë si baba por është e frikshme. Duhet të kujdeseni për atë person gjatë gjithë jetës suaj. Nuk jam shumë i mirë madje edhe ndaj vetes!”, është shprehur Williams.  P.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *