Në Gjermani e quajnë të sigurt, ylli i Juventusit do të transferohet te Bayern

J L

Paulo Dybala është njeriu që e ka vuajtur më shumë ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, pasi me portugezin në fushë, përshtatshmëria taktike duket se është shumë e vogël.

Kjo gjë është vënë re qartë këtë sezon, ku argjentinasi ka luajtur shumë pak dhe rrallë herë ka arritur të jetë bindës me paraqitjet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, të shumtë janë ata që besojnë se ka ardhur fundi i aventurës së numrit 10 te Juventusi, ndërsa disa klube italiane dhe europiane janë gati të bëjnë ofertë për të.

Gjatë ditës së sotme, shtypi gjerman ka raportuar se Bayerni i Mynihut ka gati një ofertë pre 80 milionë eurosh, për të bindur Juventusin të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.

Megjithatë ecuria e negociatave mbetet për t’u parë, pasi bardhezinjtë pretendojnë minimalisht 100 milionë për kartonin e Dybala.

Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë, duke ditur marrëdhënien e mirë në merkato ms dy klubeve.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *