Huawei: Lista e zezë e Amerikës, do të dëmtojë miliarda konsumatorë

Elena Tase

Lëvizja e SHBA për të vendosur kompaninë Huawei në listën e zezë tregtare “vendos një precedent të rrezikshëm”, që pritet të dëmtojë miliarda konsumatorë”, -ka thënë zyrtari më i lartë  i kësaj firme sipas BBC.

Gjatë një konference për  shtyp  zyrtari i Huawei Song Liuping tha se ndalimi i tregtisë me këtë kompani pritet të “dëmtojë direkt” kompanitë amerikane si  dhe do të prekë vendet e punës.

Washington kohët e fundit përfshiu Huawei-n në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Kjo lëvizje e Washingtonit për të bllokuar kompaninë kineze ka ardhur si rezultat i shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare.

Ndërkohë kompania kineze ka mohuar vazhdimisht pretendimet se përdorimi i produkteve të saj paraqet rreziqe sigurie dhe thotë se ështëe pavarur nga qeveria kineze.

“Politikanët në SHBA po përdorin forcën e një kombi të tërë për t’iu vënë pas një kompanie private”, -u shpreh ndër të tjera zyrtari i kompanisë.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *