OSHEE: Zonat e Tiranës pa energji elektrike në këto data…

Bora Basholli

OSHEE njofton abonentët në Tiranë se për shkak të remontit në kabina, investim i OSHEE për fuqizimin e rrjetit elektrik në kryeqytet, në datat 30-31 maj do të punohet në disa zona.

Në datën 30 maj njoftohet se do të mbeten pa energji elektrike rrugët “Besim Daja”, “5 Maji” pranë Medresesë dhe “Rruga e Dibrës” pjesërisht. Gjithashtu dhe rruga “Jorgji Kushi”, zona pranë kthesës së Kamzës. Kjo shkëputje do te vijojë në orarin 09:30-15:00.

Ndërsa në datën 31 maj sipas orareve, 10:00-12:00 do të ketë shkëputje të energjisë zona Laknas dhe pjesërisht zona Domje dhe 09:00-16:00, pjesërisht rrugët “Mati Logoreci”, “Marin Barleti” dhe “Gëzim Kaceli”

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *