Fatkeqësisht, kohët e fundit lajmet në lidhje me gazetarët dhe organet mediatike nuk kanë qenë dhe aq pozitive. Shënjestër e të gjithë atyre që kanë probleme me lirinë e fjalës dhe informimit, ku më shumë e ku më pak, gazetarët vazhdojnë të jenë viktima të kërcënimeve, dhunimeve dhe, në disa raste më ekstreme, të torturave dhe vrasjeve.
Në fakt, tendenca e intimidimit të gazetarëve, si agjentë të fjalës së lirë, vitet e fundit ka qenë në rritje, në shumë vende të botës.
Por ka edhe raste inspiruese, kur puna dhe sakrifica e gazetarëve shpërblehet me mirënjohje. Gazetarët e agjensisë ndërkombëtare të lajmeve reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo. u nderuan të martën me çmimin Pulitzer për raportimin ndërkombëtar, në qytetitn e Neë York-ut.
Kujtojmë se Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo kanë qëndruar në burg në Myanmar për më shumë se 500 ditë në kushte shumë të vështira, pasi u arrestuan me akuzën se kishin thyer Ligjin e Sekreteve Shtetërore.
e.ll./dita
